By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Panairi Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor në UT – aty ku kujtesa takohet me dijen
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Panairi Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor në UT – aty ku kujtesa takohet me dijen
Kulturë

Panairi Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor në UT – aty ku kujtesa takohet me dijen

admin
Last updated: 02/10/2026 13:10
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 02 tetor, argument.mk/ – Në kuadër të Edicionit XX Jubilar të Seminarit Ndërkombëtar të Albanologjisë, Universiteti i Tetovës organizoi Panairin Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor, më 30 shtator dhe 1 tetor 2026, duke bërë bashkë institucione akademike, shkencore, arkivore dhe shtëpi botuese nga hapësira shqiptare.

Në Panair morën pjesë Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, Instituti i Historisë “Ali Hadri”, Instituti Pedagogjik i Kosovës, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, Institute for Albanian and Protestant Studies, Shtëpia Botuese “Logos-A”, Shtëpia Botuese “Toena”, Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Universiteti i Tetovës.

Në hapje të Panairit, Prorektori për Shkencë, Prof. Dr. Agon Memeti, theksoi se kjo ngjarje nuk është menduar thjesht si një ekspozim librash, por si një “takim i dijes së shkruar” – një hapësirë ku akademitë, universitetet, institutet, arkivat dhe shtëpitë botuese prezantojnë punën e tyre dhe krijojnë ura të reja bashkëpunimi. Ai nënvizoi gjithashtu se, në një kohë të zhvillimit të shpejtë teknologjik dhe të inteligjencës artificiale, duhet të kujtojmë se “informacioni nuk është domosdoshmërisht dije”, pasi dija kërkon metodë, argument, burime, verifikim, kritikë shkencore dhe përgjegjësi akademike.

Një domethënie të veçantë Panairit i dha fakti se promovimi i botimeve u organizua në Këndin e Kujtesës “Fadil Sulejmani”, një hapësirë që mban emrin e figurës së lidhur pazgjidhshmërisht me historinë dhe themelimin e Universitetit të Tetovës. Në fjalën e tij, Prof. Dr. Agon Memeti theksoi se pikërisht në një vend ku ruhet kujtesa e atyre që besuan në dijen dhe arsimin, promovimi i veprave shkencore merr një simbolikë edhe më të fuqishme: “Kështu lidhen e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e Universitetit tonë: kujtesa që na tregon prej nga vijmë, libri që dokumenton atë që dimë dhe kërkimi shkencor që na orienton drejt asaj që ende duhet të zbulojmë.”
Në kuadër të programit u promovua libri i Prof. Shezair Rrokajt, “Auguste Dozon dhe vepra e tij”, si dhe botime të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Institutit të Historisë “Ali Hadri” dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

Panairi krijoi një hapësirë të përbashkët për librin, kërkimin shkencor dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, me synimin që takimet e krijuara në Universitetin e Tetovës të vazhdojnë përmes projekteve të përbashkëta, iniciativave botuese dhe bashkëpunimeve të reja shkencore.

You Might Also Like

DO TË DËGJOJ ENGJËJT

KUR DASHURON

Amfiteatri Antik i Durrësit në etapë të re ruajtjeje dhe studimi

Festivali “Teuta” sjell në Tetovë këngën e vjetër qytetare

Aktori i njohur Adrian Aziri rrëfen kthesën e madhe në jetë dhe faljen e pesë vakteve të namazit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Aksident i rëndë: Përplasje zinxhir me 10 automjete për shkak të tymit nga arat – mes të lënduarve edhe fëmijë!
Next Article Ministria e Financave: Prokuroria hodhi poshtë kallëzimin e Komunës së Prishtinës për bllokimin e buxhetit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni
Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?