By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes
Kosovë

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

admin
Last updated: 02/10/2026 13:31
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 02 tetor, argument.mk/ – Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se po shqyrton mundësinë që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për çështjen e mandatit të saj si ushtruese e detyrës së presidentes, në rast se vendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin e ri brenda afatit kushtetues, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu tha se ende nuk ka marrë vendim përfundimtar, ndërsa pret edhe një sugjerim nga ekipi i saj. Ajo u shpreh se shpreson që të mos krijohet situata që të ketë ushtrues detyre edhe pas 6 tetorit dhe që institucionet të arrijnë konsensus për zgjedhjen e presidentit.

“Sa i përket mandatit tim, Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk flet për këtë çështje, realisht flet që ushtruesi i detyrës nuk mund të qëndrojë më shumë se 6 muaj. Ka pasur interpretime të ndryshme, kanë përmendur çështjen e parimit të vazhdimësisë institucionale dhe të tjera si kjo. Megjithatë, unë kam pritur që meqë Gjykata Kushtetuese tashmë e ka marrë rolin e shkruesit të Kushtetutës, përkatësisht po bën nene pa qenë fare në Kushtetutën e Kosovës, kam pritur që në aktgjykimin e fundit do ta trajtojnë edhe këtë aspekt. Mirëpo nuk e kanë trajtuar fare, pra nuk kanë folur në asnjë prej pikave aty për këtë çështje”, tha ajo.

Ajo ka thënë se në rast se nuk zgjidhet presidenti i ri, mund t’i drejtohet Kushtetueses për interpretim të kësaj çështjeje.

“Jam duke e shqyrtuar çështjen që t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje, megjithatë nuk kam vendosur deri tani ende. Po pres që të marr edhe një konfirmim, një sugjerim nga ekipi im që janë të angazhuar në këtë drejtim, prandaj edhe do të njoftoheni me kohë se si do të veproj. Uroj që të mos vijë situata që të kemi ushtrues detyre edhe pas 6 tetorit. Uroj që të kemi president me mandat 5-vjeçar dhe pastaj nuk do të kemi nevojë fare që t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese”, tha ajo.

Haxhiu ka bërë gjithashtu thirrje që takimet ndërmjet partive politike të vazhdojnë me qëllim të arritjes së konsensusit për zgjedhjen e presidentit, duke thënë se vendi ka shumë pak kohë në dispozicion. Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor.

“Së pari, më lejoni të theksoj që është shumë e rëndësishme që takimet ndërmjet partive politike me qëllim të arritjes së konsensusit për çështjen e presidentit të vazhdojnë. Ju e përmendët që kemi shumë pak ditë para vetes, deri më 6 nëntor. Prandaj është shumë e rëndësishme që të kemi takime të cilat të dërgojnë deri tek një konsensus për çështjen e presidentit. Në rrethanat të cilat jemi, mendoj që është shumë prioritet që të dëshmojmë vullnet dhe jo në anën tjetër mungesë të vullnetit apo tendencë për të zvarritur dhe për ta çuar vendin sërish në zgjedhje të parakohshme. Jo vetëm për shkak të reformave të brendshme, jo vetëm për shkak të reformave dhe obligimeve ndërkombëtare që ne i kemi, por edhe për shkak të vendimit të 16 shtatorit, nuk ka asnjë kuptim, asnjë arsye që ta çojmë me vetëdije të plotë vendin në zgjedhje. Prandaj unë ftoj partitë politike që të vazhdojnë ato takime. Me aq sa unë jam në dijeni, takimet do të vazhdojnë shumë shpejt. Se kur do të mbahen ato, natyrisht që janë përgjegjësi e vetë partive politike, por me aq sa unë kam informacion, ato takime do të zhvillohen shumë shpejt dhe uroj që nga kjo takime do të dalin me një konsensus për çështjen e presidentit”, tha ajo.

You Might Also Like

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti pret në takim mirëseardhës ambasadorin e ri të Francës, Jean-François Huchet

Ramadani paralajmëron kallëzim penal ndaj U.D. Presidentes për propozimin e Auditores së Përgjithshme

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Një prej njerëzve më të pasur në botë tregon se pse vesh gjithmonë xhaketë të zezë
Next Article Kapet tetovari që kishte porositur hashash nga Spanja, dërgesa i mbërriti me postë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni
Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?