By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kapet tetovari që kishte porositur hashash nga Spanja, dërgesa i mbërriti me postë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Kapet tetovari që kishte porositur hashash nga Spanja, dërgesa i mbërriti me postë
Kronika

Kapet tetovari që kishte porositur hashash nga Spanja, dërgesa i mbërriti me postë

admin
Last updated: 02/10/2026 13:33
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 02 tetor, argument.mk/ – Një pako e ardhur nga Spanja në adresë të një shtetasi nga Tetova ka përfunduar në kontroll të detajuar në Doganën Postare, pasi shërbimet doganore kanë dyshuar për përmbajtjen e saj, përcjell TV21.
Brenda pakos, të mbyllur në disa qese hermetikisht të mbyllura, janë gjetur shtatë paketime me një materie të gjelbër. Pas aktivizimit të ekipeve operative dhe kontrollit me qen antidrogë, testimi ka konfirmuar praninë e THC-së.

Ekspertiza e urdhëruar nga prokurori publik ka përcaktuar se bëhej fjalë për rreth 700 gramë hashash, i cili është sekuestruar.

Sipas Drejtorisë së Doganave, marrësi, shtetasi me inicialet R.V., është ndaluar në momentin kur ka shkuar për të tërhequr dërgesën. Ndaj tij është paraqitur kallëzim penal për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve.

“Lufta kundër krimit të rëndë është një nga prioritetet më të larta të Drejtorisë së Doganave dhe çdo përpjekje për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve do të sanksionohet në mënyrën më të rreptë”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Rasti është zbuluar gjatë kontrolleve të dërgesave postare, ndërsa droga është dërguar për ekspertizë dhe më pas është sekuestruar.

You Might Also Like

Aksident i rëndë: Përplasje zinxhir me 10 automjete për shkak të tymit nga arat – mes të lënduarve edhe fëmijë!

Kapet i riu nga Tetova, i kërkuar për vuajtje dënimi me burg

Vidhet vetura para shtëpisë në fshatin Strëmnicë, policia heton rastin

14-vjeçari pëson lëndime të rënda pasi bie me biçikletë në Gradec

Kërcënon bashkëfshatarin me thikë, arrestohet 51 vjeçari nga Pallatica

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes
Next Article Edon Zhegrova zbulon arsyet pse qëndroi te Juventusi
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni
Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?