By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Google prezanton Argon, modelin e ri të AI-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > Google prezanton Argon, modelin e ri të AI-së
Teknologji

Google prezanton Argon, modelin e ri të AI-së

admin
Last updated: 02/10/2026 14:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kompania Google ka prezantuar Argon, një model të ri dhe të avancuar të inteligjencës artificiale, i cili do të jetë baza e gjeneratës së ardhshme të modeleve Gemini 4.

Google pretendon se Argon është modeli i saj më i fuqishëm deri më tani dhe se në disa teste të industrisë ka tejkaluar modele rivale, përfshirë Astra të OpenAI dhe Opus të Anthropic. Sipas kompanisë, avantazhet e tij janë veçanërisht të dukshme në programim dhe sigurinë kibernetike.

Megjithatë, sipas ekspertëve, Argon ka mbetur prapa në disa teste të programimit, ndaj pretendimet për epërsi nuk janë të njëjta në të gjitha kategoritë.

Google thotë se Gemini 4 Argon është projektuar për detyra komplekse dhe afatgjata, përfshirë inxhinierinë softuerike, kërkimet financiare e juridike dhe mbrojtjen kibernetike. Modeli ka një kapacitet prej deri në 1 milion tokenë, duke mundësuar përpunimin e sasive shumë të mëdha të informacionit në një proces të vetëm.

Në fushën e sigurisë kibernetike, Google thotë se Argon mund të zbulojë, verifikojë dhe korrigjojë në mënyrë autonome dobësi kritike në softuer. Për momentin, modeli po u ofrohet vetëm një grupi të përzgjedhur specialistësh të sigurisë kibernetike përmes programit Fairwind.

Google ka bërë të ditur se nuk ka caktuar ende një datë për një publikim të gjerë. Kompania dëshiron fillimisht të testojë sistemet e sigurisë dhe mbrojtjes së modelit përpara se ta vërë në dispozicion të zhvilluesve, kompanive dhe përdoruesve të zakonshëm.

Ndërkohë, Google ka hequr dorë nga plani për prezantimin e Gemini 3.5 Pro, i cili fillimisht ishte paralajmëruar për qershor.

Sipas Google, çmimi fillestar i Argon përmes API-së do të jetë 2 dollarë për një milion tokenë hyrës dhe 10 dollarë për një milion tokenë dalës, ndërsa pas periudhës promocionale çmimi do të rritet në 4 dhe 20 dollarë respektivisht.

You Might Also Like

Televizori në dyqan duket fantastik, por në shtëpi shumë më keq – pse ndodh kjo

Gemini 4 Argon, Google sjell modelin e ri me fokus te siguria kibernetike

“Super Intelligence” e Trumpit ndez garën për domenet ”.si”

AUSTRALI – OpenAI i kërkon ndjesë qeverisë pas aksesit të paautorizuar të faqeve të saj

Meta prezanton varësen me AI “Muse Charm”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja
Next Article Von der Leyen nga Shkupi: Po punojmë për debllokimin e procesit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni
Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?