By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Editorial / Sa (s)kanë prodhuar partitë shqiptare, politikanë të rinjë?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Editorial > Editorial / Sa (s)kanë prodhuar partitë shqiptare, politikanë të rinjë?
EditorialMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Editorial / Sa (s)kanë prodhuar partitë shqiptare, politikanë të rinjë?

admin
Last updated: 03/10/2026 10:00
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 tetor, argument.mk/ – Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut duket se i kanë mbyllur dyert për të rinjtë. Secila parti thuajse e ka etabluar kryesinë dhe nuk lejon që gjeneratat e reja të vijnë në shprehje. Edhe pse ekzistojnë forume të të rëinjve, forume të grave, e të ngjashme, kërkesat e tyre nuk përfillen aspak. Liderët e partive nuk kanë prodhuar kuadër të mjafteushëm që mund t’i zëvendësojnë, por të rinjve nuk jepet as edhe përparësi për punë që sot gjeneratat e reja dinë shumë më mirë se “pleqtë” t’i bëjnë.

Përjashtimi i të tyre nga postet kryesore vendimmarrëse

Të rinjtë në partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut kryesisht përjashtohen nga postet kryesore vendimmarrëse. Edhe pse të rinjtë përdoren shpesh si personat që japin energjinë më të madhe nëpër fushatat zgjedhore dhe dinë shumë gjëra më mirë se të moshuarit, hapësira e tyre reale brenda strukturave partiake mbetet e kufizuar.

Shumica e të rinjve, kushtëzohen për një vend pune dhe për një avancim në karrierë, prandaj janë të dëgjueshëm ndaj liderit të tyre.

Fatkeqësisht, të rinjtë që kanë ide progresive ose kritike shpesh margjinalizohen ose detyrohen të përshtaten me “rregullat e vjetra” për të mbijetuar politikisht.

Pasi të rinjtë vërejnë se meritokracia nuk vlen, ata më të arsimuar dhe të aftë zgjedhin të migrojnë jashtë vendit ose të distancohen plotësisht nga politika. Kjo sjell një rënie drastike të pjesëmarrjes së të rinjve në votime dhe në jetën publike.

Shumë parti kanë “Forume Rinore”, por rolin e tyre shpesh e kufizojnë në organizim tubimesh, shpërndarje të fletave për reklamim ose menaxhim të rrjeteve sociale, pa u dhënë fuqi reale vendimmarrëse në hartimin e politikave të partisë

Duhet kuota ligjore për të rionjtë nëpër lista zgjedhore

Ndryshe nga kuota gjinore, ku ligji detyron që të paktën 40% e kandidatëve në listat për deputetë dhe këshilltarë komunalë t’i përkasin gjinisë femërore, për moshat e reja nuk ekziston asnjë rregull i tillë në Kodin Zgjedhor. Aktualisht në Maqedoninë e Veriut nuk ka asnjë përqindje ligjore të detyrueshme për të rinjtë në listat zgjedhore të partive politike. Gjithçka lihet në vullnetin e lirë të partive, gjë që shpjegon pse numri i të rinjve në poste kyçe mbetet kaq i ulët.

Disa parti politike, kryesisht ato maqedonase vendosin në statutet e tyre të brendshme që një përqindje e caktuar e strukturave drejtuese të jenë nga radhët e Forumit Rinor, megjithatë, kjo mbetet vetëm në letër ose zbatohet në pozicione ekzekutive partiake pa peshë reale politike, duke u anashkaluar kur vjen puna te listat për deputetë apo ministra.

Organizatat rinore dhe Klubi për Çështje Rinore në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut kanë propozuar vazhdimisht që vendi ynë të ndjekë disa shembuj evropianë dhe të vendosë me ligj një kuotë rinore. Por, deri më tani, partitë e mëdha nuk kanë treguar vullnet politik për ta votuar këtë ndryshim në Kodin Zgjedhor, pasi kjo do të nënkuptonte që elita e vjetër duhet të lëshonte terren, shkruan “argument.mk/”.

Tek të rinjtë pak shitet patriotizimi e 2001!

Skena politike shqiptare ka qenë e dominuar për dekada nga të njëjtat figura që lidhen me ngjarjet historike të vitit 2001 ose fillimet e pluralizmit. Kjo ka krijuar një ngurtësi strukturore, ku tranzicioni i pushtetit drejt gjeneratave të reja shihet si rrezik për ndikimin e elitës së vjetër. Shumica e gjeneratës së re, janë persona që kanë lindur pas viti 2001 dhe ata luftën e UÇK-së e kanë vetëm me të dëgjuar. Prandaj ndjenja ndaj kësaj situate nuk është e njëjtë sikur për ata që e kanë përjetuar këtë gjë.

Dhe pikërisht në këtë pikë, atyre nëse u flet vetëm për luftën dhe për heroizmat, iu duket temë banale. Prandaj, edhe pse nuk duhet të harrohet UÇK-ja dhe duhet të mësohet brez pas brezi kjo hsitori, është monotone që të politika ditore të bazohet vetëm në këtë temë.

Me shumë rëndësi është që të rinjtë të dëgjohen, të analizohen këshillat e tyre dhe të pranohen kërkesat të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin.

Koha moderne ka sjellë shumë sfida që të moshuarit nuk i kuptojnë, sidomos në botën e teknologjisë, intelegjencës artificiale dhe digjitalizimit.

Të rinjtë sot, janë më të interesuar për standardin e jetesës, punësimin, digjitalizimin dhe arsimin cilësor. Ky hendek mes prioriteteve të udhëheqësisë së vjetër dhe kërkesave të rinisë krijon një barrierë të madhe, prandaj, partitë politike duhet të vetëdijësohen dhe t’iu ofrojnë mundësi të rinjve që të jenë më aktiv në jetën shoqërore dhe politike në vend.

Cila parti politike politike shqiptare u jep më shumë prioritet të rinjve

VLEN është munduar deri më tani që të promovojë të rinj me frymë reformatore dhe ka sulmuar modelin e vjetër të “liderit absolut”, duke aluduar në BDI-në, që për mbi 25 vite e ka kryeyar Ali Ahmetin. Por, kjo parti shpesh nuk ka pasur kapacitet apo hapësirë të mjaftueshme për t’i mbajtur premtimet e mëdha ndaj të rinjve pas marrjes së pushtetit lokal/qendror.

Nga ana tjetër, BDI ka instaluar të rinj direkt në majat e pushtetit ekzekutiv, duke i bërë ministra dhe drejtorë shumë të rinjë, por pa iu dhënë atyre lirinë e plotë të veprimit. Të rinjtë që ngrihen në detyrë brenda kësaj partie, duhet t’i nënshtrohen tërësisht elitës së vjetër të gjeneratës së 2001-shit, me çka i bën të varur ata për veprimet e tyre.

Andaj, konkluzioni i qartë është se asnjëra nga partitë nuk ka bërë një investim të qëndrueshëm strukturor, dhe të rinjtë shihen kryesisht si mekanizma për të siguruar vota gjatë fushatave, shkruan “argument.mk/”.

You Might Also Like

Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm

Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në

Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve

Mexhiti: Çdo ditë në terren, nevojat e qytetarëve po i kthejmë në projekte konkrete

Nikolloski: Në Strumicë po realizohen projekte në vlerë prej mbi shtatë milionë eurove

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vijojnë tensionet, goditet me raketë anija cisternë në Ngushticën e Hormuzit
Next Article Vendosi “bombë” false në kutinë e picave në një karburant dhe kërkoi 50 mijë euro, arrestohet 21-vjeçari në Dibër
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?