By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vijojnë tensionet, goditet me raketë anija cisternë në Ngushticën e Hormuzit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Vijojnë tensionet, goditet me raketë anija cisternë në Ngushticën e Hormuzit
Bota

Vijojnë tensionet, goditet me raketë anija cisternë në Ngushticën e Hormuzit

admin
Last updated: 03/10/2026 09:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Doha, 3 tetor argument.mk/ – Një anije cisternë nafte është goditur sot nga një “raketë e paidentifikuar” teksa po largohej nga Ngushtica e Hormuzit, duke shkaktuar zjarr dhe dëmtime në sistemin elektrik të anijes. Lajmi u bë i ditur nga shërbimi britanik i informacionit për sigurinë detare UKMTO.

Sipas UKMTO, zjarri që shpërtheu pas goditjes është vënë nën kontroll dhe incidenti nuk ka shkaktuar viktima apo dëme mjedisore. Pavarësisht dëmtimeve, anija ka vijuar lundrimin në kursin e saj.

Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje mbi kombësinë e cisternës, portin nga i cili ishte nisur apo destinacionin e saj. Po ashtu, nuk është identifikuar autorësia e sulmit.

Ngushtica e Hormuzit është një prej korridoreve më të rëndësishme të transportit të energjisë në botë. Përpara konfliktit, përmes saj kalonte rreth një e pesta e furnizimeve globale me hidrokarbure.

Ngushtica është kthyer në një pikë të nxehtë që prej fillimit të konfliktit mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit. Sipas raportimeve, Irani ka vendosur nën kontroll pjesë të rëndësishme të kalimit detar, duke shkaktuar ndërprerje të mëdha të lundrimit, ndërsa Shtetet e Bashkuara janë përgjigjur me masa bllokuese ndaj porteve iraniane.

Pas një periudhe relative qetësie në javët e fundit, incidenti i ri rikthen shqetësimet për sigurinë e anijeve që kalojnë në këtë rrugë strategjike detare. Shtetet e Bashkuara nuk kanë kryer sulme ndaj Iranit që prej 1 shtatorit, ndërsa raportimet për incidente ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit kanë vijuar.

You Might Also Like

Ambasadat perëndimore evakuohen urgjentisht me helikopterë nga Kievi: Kolaps me përmasa historike në kryeqeqytet

Rodosi në gatishmëri për shkak të stuhive, autoritetet: Vëmendje e veçantë ndaj rrufeve

Gjermania feston Ditën e Bashkimit

Ukraina merr 2.9 miliardë euro mbështetje ekonomike nga BE-ja

Macron kërkon bashkëpunimin e G7 për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjermania feston Ditën e Bashkimit
Next Article Editorial / Sa (s)kanë prodhuar partitë shqiptare, politikanë të rinjë?
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?