By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lushaku-Sadriu: Kosova ka humbur kohë në kriza, pushteti duhet të fokusohet në qeverisje dhe rezultate
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Lushaku-Sadriu: Kosova ka humbur kohë në kriza, pushteti duhet të fokusohet në qeverisje dhe rezultate
Kosovë

Lushaku-Sadriu: Kosova ka humbur kohë në kriza, pushteti duhet të fokusohet në qeverisje dhe rezultate

admin
Last updated: 07/10/2026 13:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prshtinë, 07 tetor, argument.mk/ – Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas përfundimit të procesit të zgjedhjes së Presidentes së Kosovës, duke kritikuar zhvillimet politike dhe duke kërkuar që pushteti të fokusohet në qeverisje dhe rezultate konkrete.

Përmes një postimi në Facebook, Lushaku-Sadriu ka thënë se gjatë zgjedhjes së Presidentit u pa se politika mund të bëhet “dramatike dhe vulgare” kur mungon vullneti politik dhe gatishmëria për kompromis.

“Dje përfundoi ky proces. Nga sot, pushteti duhet t’i kthehet përgjegjësisë për të qeverisur”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, Kosova ka humbur kohë në kriza, bllokada dhe përplasje politike, ndërsa qytetarët presin rezultate në arsim, shëndetësi, zhvillim ekonomik, punësim, paga, sundim të ligjit dhe procesin e integrimit evropian.

Lushaku-Sadriu ka theksuar gjithashtu nevojën për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe marrëdhënieve me aleatët.

Ajo ka bërë të ditur se në cilësinë e deputetes së opozitës do të vazhdojë të kërkojë llogari nga pushteti dhe të ngrejë në Kuvend çështjet që lidhen me jetën e qytetarëve, problemet e patrajtuara dhe të ardhmen e Kosovës.

“Do të jem kritike dhe e zëshme aty ku duhet, por gjithmonë me bindjen se politika duhet të kthehet te ajo për të cilën ekziston: të përmirësojë jetën e qytetarëve”, ka deklaruar ajo.

“Kosovës i duhet më pak spektakël politik dhe më shumë shtet. Më pak arrogancë dhe më shumë përgjegjësi. Më pak fjalë dhe më shumë rezultate”.

You Might Also Like

“Ka 4 fëmijë”, mikesha e Justina Shiroka Pula tregon anën e panjohur të presidentes së re

OSBE: Kosova vazhdon një traditë të rëndësishme, sërish zgjodhi një grua për presidente

Arrestohet biznesmeni Valon Lluka, dyshohet për mashtrim dhe tri vepra të tjera penale

Shefja e deputetëve të VV-së reagon pas zgjedhjes së presidentes

Hamza: Presidentja ka rol unifikues, partitë politike kanë përgjegjësitë e tyre

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Thaçi i drejtohet LDK-së: Partia ime Zoti të ndihmoftë – kthjellohu
Next Article Sofja konfirmon takimin Mucunski–Petrova, Mickoski: Vetëm me dialog mund të gjendet zgjidhja
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit
Maqedoni
Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë
Maqedoni
Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026
Maqedoni TOP LAJM
Takim Gashi – Aktash
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?