By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sofja konfirmon takimin Mucunski–Petrova, Mickoski: Vetëm me dialog mund të gjendet zgjidhja
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Sofja konfirmon takimin Mucunski–Petrova, Mickoski: Vetëm me dialog mund të gjendet zgjidhja
MaqedoniTOP LAJM

Sofja konfirmon takimin Mucunski–Petrova, Mickoski: Vetëm me dialog mund të gjendet zgjidhja

admin
Last updated: 07/10/2026 13:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 tetor, argument.mk/ – Sofja ka dërguar konfirmim zyrtar se nesër do të zhvillohet një takim bilateral mes ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, dhe ministres bullgare Velislava Petrova Çamova, bëri të ditur kryeministri Hristijan Mickoski.
Sipas tij, formati i takimit ende nuk është përcaktuar dhe mund të zhvillohet në margjinat e samitit për Korridorin 8. Mickoski tha se qëndrimi i Shkupit mbetet i qartë: zgjidhja e mosmarrëveshjeve duhet të kërkohet përmes dialogut.

“Jemi për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe duam që sa më shpejt ta realizojmë synimin tonë strategjik për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, deklaroi Mickoski.

Duke komentuar mundësinë që Komisioni Evropian të ndryshojë mënyrën e vendimmarrjes në procesin e zgjerimit, Mickoski tha se Brukseli, sipas tij, e ka kuptuar se disa vende anëtare po e përdorin pozitën e tyre për çështje që nuk lidhen drejtpërdrejt me kriteret evropiane.

Kryeministri foli edhe për modelin e integrimit gradual në BE, duke thënë se parashihen tri kushte. Njëri lidhet me reforma specifike që Komisioni Evropian do t’i përcaktojë për secilin vend, ndërsa dy të tjerët kanë të bëjnë me harmonizimin në politikën e sigurisë dhe mbrojtjes dhe me reformën e sistemit të prokurimeve publike.

“Nga tri kushtet, dy tashmë i plotësojmë. Për të parin presim të shohim se çfarë do të kërkojë Komisioni Evropian nga ne”, tha Mickoski, duke shtuar se ndryshimet në fushën e prokurimeve publike pritet të miratohen në Kuvend javën e ardhshme.

Ai tha se Qeveria do të punojë për plotësimin e kushteve që vendi të hyjë në procesin e integrimit gradual, ndërsa këtë qasje të re të BE-së e krahasoi me kërkesën e Shkupit që ndryshimet kushtetuese të hyjnë në fuqi pas përfundimit të negociatave për anëtarësim.

Duke iu përgjigjur kritikave të opozitës për ngecjen e eurointegrimeve, Mickoski tha se nuk dëshiron të merret me, siç i quajti, “sulme personale”, duke këmbëngulur se fokusi i Qeverisë mbetet procesi integrues.

You Might Also Like

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit

Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë

Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026

Takim Gashi – Aktash

Maqedonia nuk mund të arrijë pagat evropiane me një sistem që mbështetet te fuqia punëtore e lirë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lushaku-Sadriu: Kosova ka humbur kohë në kriza, pushteti duhet të fokusohet në qeverisje dhe rezultate
Next Article Pas themelimit të institucioneve Haradinaj kërkon krijimin e një opozite të fortë: Aleanca gati të marrë përgjegjësi
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit
Maqedoni
Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë
Maqedoni
Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026
Maqedoni TOP LAJM
Takim Gashi – Aktash
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?