By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hamza: Presidentja ka rol unifikues, partitë politike kanë përgjegjësitë e tyre
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Hamza: Presidentja ka rol unifikues, partitë politike kanë përgjegjësitë e tyre
Kosovë

Hamza: Presidentja ka rol unifikues, partitë politike kanë përgjegjësitë e tyre

admin
Last updated: 07/10/2026 16:35
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prshtinë, 07 tetor, argument.mk/ – Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se Presidentja e Republikës së Kosovës duhet ta ushtrojë rolin e saj brenda përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore, ndërsa partitë politike duhet të përmbushin përgjegjësitë e tyre, raporton Ekonomia Online.

Hamza ka theksuar se Presidentja ka rol unifikues, ndërsa partitë në pushtet dhe opozitë kanë detyra të ndryshme politike.

“Jo, mendoj që presidentja lun rolin e vet brenda përgjegjësive kushtetuese edhe ligjore, rolin e vet unifikues, ndërsa partitë politike i kanë punët e veta. Ata që janë në pozitë, qeveria duhet me kry punë, ne që jemi në opozitë duhet me dhanë alternativa, po edhe me i kritiku normalisht dhe me i thënë që ky vend s’po shkon mbarë. Po do të thotë që kemi edhe kritika”, tha ai.

I pyetur nëse PDK ka biseduar me Presidenten Justina Shiroka-Pula para se ajo ta pranonte postin, Hamza tha se ai nuk ka pasur komunikime me të, por edhe emri i saj nuk ishte diskutuar zyrtarisht brenda partisë.

“Nuk kemi pas shumë kohë me bisedu. Po do të thotë e kanë thirr, jo unë, në telefon edhe i kanë thënë zonja Pula, profesoresha e kam pas, do të thotë jemi në mundësi me të propozu edhe me qenë presidente, normalisht që pas atyre bisedave e ka pranu dhe ne jemi pajtu. Asnjëherë në Partinë Demokratike të Kosovës zyrtarisht nuk është diskutu emri i profesoreshës Justina Pula Shiroka për me qenë presidente”, tha ai.

Hamza është deklaruar edhe për miratimin e ligjit, duke thënë se Kuvendi e ka kryer përgjegjësinë e tij dhe se ligjet e miratuara duhet të zbatohen nga institucionet përkatëse.

“Shiko, Kuvendi ka kry punën e vet. Deputetët kanë kry punën e vet. Një prej detyrave edhe përgjegjësive kryesore të Kuvendit është me aprovu ligje. Kuvendi i aprovon ligjet, ndërsa ata të cilët janë të detyruar me i zbatu, duhet me i zbatu ligjet. Ne konsiderojmë që Kuvendi e ka aprovu ligjin në mënyrë të rregullt procedurale dhe e kemi thënë që ligjet është i zbatueshëm për të gjithë. Kundrejt kësaj, Kuvendi ka të drejtë edhe me ndërru kushtetutën, ka të drejtë edhe me shfuqizu marrëveshjet ndërkombëtare, edhe me bë marrëveshje ndërkombëtare, Kuvendi i ka detyrat e veta”, tha ai.

You Might Also Like

“Ka 4 fëmijë”, mikesha e Justina Shiroka Pula tregon anën e panjohur të presidentes së re

OSBE: Kosova vazhdon një traditë të rëndësishme, sërish zgjodhi një grua për presidente

Arrestohet biznesmeni Valon Lluka, dyshohet për mashtrim dhe tri vepra të tjera penale

Shefja e deputetëve të VV-së reagon pas zgjedhjes së presidentes

Gërvalla pas zgjedhjes së Presidentes: Na presin katër vjet punë për reforma të thella në drejtësi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gërvalla pas zgjedhjes së Presidentes: Na presin katër vjet punë për reforma të thella në drejtësi
Next Article Mickoski sfidon opozitën: S’ka nevojë të presin vetingun, le të dalin në poligraf
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit
Maqedoni
Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë
Maqedoni
Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026
Maqedoni TOP LAJM
Takim Gashi – Aktash
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?