By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hargreaves: Biznesi dhe investimet, kapitulli i ri Kosovë-Britani
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Hargreaves: Biznesi dhe investimet, kapitulli i ri Kosovë-Britani
Kosovë

Hargreaves: Biznesi dhe investimet, kapitulli i ri Kosovë-Britani

admin
Last updated: 08/10/2026 10:58
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 08 tetor, argument.mk/ – Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar Kosovën për zgjedhjen e presidentes së re, duke e cilësuar këtë si një mundësi për një fillim të ri dhe një epokë të re në zhvillimin e vendit, raporton Ekonomia Online.

Në një fjalim para përfaqësuesve të bizneseve, investitorëve dhe institucioneve, Hargreaves ka thënë se Kosova duhet të lidhet edhe më fuqishëm me fqinjët evropianë dhe institucionet euroatlantike, jo vetëm në aspektin politik dhe të sigurisë, por edhe në atë ekonomik.

“Dhe më lejoni ta nis, kryeministër, duke e uruar Kosovën për zgjedhjen e presidentes së re. Jo vetëm për faktin se, me sa di unë, kjo është presidentja e tretë ose, sipas disa përllogaritjeve, e katërta grua që ka pasur Kosova. Pra, me sa di unë, ky është një rekord. Dhe kjo është gjithashtu një shembull fantastik për pjesën tjetër të botës. Por kjo është edhe një mundësi e jashtëzakonshme për një fillim të ri, një epokë të re në zhvillimin e Kosovës, të lidhur edhe më vendosmërisht, në aspektin ekonomik, politik dhe të sigurisë, me fqinjët tuaj evropianë dhe me institucionet euroatlantike”, ka deklaruar Hargreaves.

Ambasadori britanik ka folur edhe për organizimin e takimit, duke thënë se aty janë mbledhur investitorë, drejtues biznesesh, sipërmarrës, përfaqësues të qeverisë dhe miq të Kosovës nga Mbretëria e Bashkuar dhe rajoni.

Ai ka vlerësuar veçanërisht rolin e diasporës kosovare në Britani, duke theksuar kontributin e saj në të dyja vendet.

“Kur njerëzit mendojnë për marrëdhëniet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës, guxoj të them se shpesh mendojnë fillimisht për sigurinë, politikën apo diplomacinë, dhe kjo është e kuptueshme. Sepse ne në Mbretërinë e Bashkuar jemi krenarë që kemi qëndruar përkrah Kosovës në momentet më të rëndësishme të historisë së saj. Dhe shumë kosovarë, përfshirë padyshim shumë prej jush që jeni këtu sot, kanë kujtime familjare për atë mbështetje dhe atë partneritet ndër vite”, ka thënë ai.

Hargreaves ka theksuar se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk duhet të mbështeten vetëm në historinë e përbashkët, por duhet të zhvillohen edhe përmes bashkëpunimit ekonomik.

“Por, sigurisht, siç e dimë të gjithë, marrëdhëniet e mëdha nuk mund të mbështeten vetëm në histori. Ato vazhdojnë të zhvillohen dhe ushqehen nga e ardhmja. Dhe mendoj se jemi këtu sot sepse besojmë se kapitulli i ardhshëm i marrëdhënieve mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës duhet dhe do të jetë gjithnjë e më shumë i përqendruar te biznesi, investimet, inovacioni dhe prosperiteti i përbashkët për të dy popujt tanë”, është shprehur ambasadori britanik.

Sipas tij, diaspora kosovare në Mbretërinë e Bashkuar përbën një burim të rëndësishëm për forcimin e lidhjeve ekonomike mes dy vendeve.

“Diaspora kosovare në Mbretërinë e Bashkuar, e cila shpesh gjendet edhe këtu, përfshirë edhe sot, ka kontribuar dhe vazhdon të kontribuojë jashtëzakonisht shumë për të dyja vendet tona. Shumë prej tyre mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar gjatë viteve të vështira dhe ndërtuan biznese, karriera dhe komunitete. Ata dhe fëmijët e tyre janë bërë sipërmarrës, inxhinierë, akademikë, mjekë, artistë, drejtues biznesesh, politikanë, e disa madje janë bërë edhe superyje me famë botërore”, ka deklaruar Hargreaves.

Ai ka shtuar se pjesëtarë të diasporës po luajnë një rol të rëndësishëm në lidhjen e Kosovës me tregjet globale, duke investuar në Kosovë kohën, ekspertizën dhe kapitalin e tyre.

You Might Also Like

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij

​Babai i shqetësuar për të birin minator, Sindikata e Trepçës: Prindërit s’e meritojnë të jetojnë me frikë

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Specialen vetëm përmes një ligji?

“Faleminderit për këto lule të bukura”, Kurti publikon pamje nga takimi me presidenten Shiroka-Pula

Shefi i EULEX-it takon krerët e Listës Serbe, ata ankohen për “shtypje të popullit serb”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BDI reagon ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese: Precedent i rrezikshëm për gjuhën shqipe
Next Article 203 km/h në autostradë! Mercedes-i “fluturon” mbi asfalt, 73 km/h mbi limitin
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?