By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI reagon ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese: Precedent i rrezikshëm për gjuhën shqipe
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI reagon ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese: Precedent i rrezikshëm për gjuhën shqipe
Maqedoni

BDI reagon ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese: Precedent i rrezikshëm për gjuhën shqipe

admin
Last updated: 08/10/2026 10:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 tetor, argument.mk/ – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë si një “precedent jashtëzakonisht të rrezikshëm” për gjuhën shqipe dhe sigurinë juridike në vend.

Në reagimin e BDI-së thuhet se Gjykata Kushtetuese, në vend që të shqyrtonte çështjen e publikimit të një rregulloreje vetëm në gjuhën maqedonase në dritën e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore për publikimin e akteve edhe në gjuhën shqipe, e ka trajtuar çështjen nga aspekti material i aktit.

Sipas BDI-së, problemi qëndron në faktin se kushtetutshmëria nuk lidhet vetëm me përmbajtjen e një akti, por edhe me procedurën, formën dhe respektimin e rregullave kushtetuese gjatë miratimit dhe hyrjes së tij në fuqi.

“Vetë Gjykata Kushtetuese, në praktikën e saj, ka vlerësuar çështje të tilla, ndërsa dje u ngrit kundër vetvetes, duke shkelur çdo normë”, thuhet në reagimin e BDI-së.

BDI shtron edhe pyetjen se çfarë vlere kanë rregullat kushtetuese për procedurën dhe publikimin e akteve, nëse publikimi në kundërshtim me kërkesat kushtetuese dhe ligjore nuk mund të shqyrtohet në kuadër të kontrollit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë formale.

BDI vlerëson se çështja nuk lidhet vetëm me një rregullore, por me statusin e gjuhës shqipe, rendin juridik dhe sigurinë juridike të qytetarëve.

“Nëse një akt mund të publikohet vetëm në maqedonisht dhe kjo të mos ketë relevancë për kontrollin kushtetues, çfarë e garanton që nesër i njëjti standard të mos zbatohet edhe për akte të tjera?”, pyet partia.

Në reagim, BDI thekson se gjuha shqipe “nuk është dekor kushtetues”, por pjesë e rendit kushtetues.

“Prandaj, ajo që ndodhi dje nuk duhet të normalizohet dhe as të relativizohet. Nuk është vetëm çështje e një rregulloreje. Është çështje se a vlejnë njësoj Kushtetuta, ligji dhe siguria juridike për të gjithë”, thuhet më tej në reagim.

You Might Also Like

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Në Apel mungojnë 16 gjyqtarë dhe 25 gjyqtarë-porotë, alarmon ushtruesi i detyrës së kryetarit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Humbëm një mik”: Ali Ahmeti i jep lamtumirën Nexhës, berberit që i qëndroi pranë për 25 vite
Next Article Hargreaves: Biznesi dhe investimet, kapitulli i ri Kosovë-Britani
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?