By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti pret në zyrë ish-futbollistin e Prishtinës, Xhevdet Muriqi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kurti pret në zyrë ish-futbollistin e Prishtinës, Xhevdet Muriqi
Kosovë

Kurti pret në zyrë ish-futbollistin e Prishtinës, Xhevdet Muriqi

admin
Last updated: 08/10/2026 16:14
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 08 tetor, argument.mk/ – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se të mërkurën ka pritur në zyrën e tij ish-futbollistin e FC Prishtinës, Xhevdet Muriqi, me të cilin ka biseduar për futbollin e viteve ’80 dhe zhvillimet e fundit të përfaqësueses së Kosovës.

Kurti ka thënë se Muriqi, pjesë e “brezit të artë” të Prishtinës, pas 28 vjetësh jetë e punë në Kroaci dhe 12 të tjera në Gjermani, është rikthyer vitin e kaluar për të jetuar në Kosovë.

“Dje prita në zyrë Xhevdet Muriqin, futbollistin e brezit të artë të Prishtinës së viteve të 80-ta. Pas 28 vjet jetë e punë në Kroaci dhe 12 të tjera në Gjermani, Xhevdet Muriqi është rikthyer vjet për të jetuar në Kosovë. Biseda jonë e përzemërt na ktheu te ndeshjet dhe emocionet e asaj kohe. Te stadiumi i mbushur përplot, te publiku që jetonte me lojën dhe te golat që ende i kujtojmë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka treguar se gjatë takimit kanë folur edhe për vëllain e Muriqit, Fadil Muriqin, i cili jeton në Australi, si dhe për ish-futbollistë dhe trajnerë të tjerë të njohur.

“Folëm edhe për vëllain e tij, Fadil Muriqin që jeton në Australi, për kolegët, Fadil Vokrrin, Kujtim Shalën, trajnerin Qiro Bllazheviq dhe të tjerët”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka kujtuar edhe rolin që kishte FC Prishtina për tifozët dhe qytetarët e Kosovës në atë periudhë.

“FC Prishtina na mblidhte në stadium, por edhe pranë radios e televizorit. Fitoret dhe sukseset e klubit, por edhe ngecjet e humbjet, i ndienim e përjetonim si tonat. Ishte futboll, ishte edhe krenari”, ka shkruar ai.

Kurti ka bërë të ditur se me Muriqin kanë diskutuar edhe për paraqitjet e fundit të Kosovës dhe ndeshjet që e presin përfaqësuesen gjatë muajit nëntor.

“Nga ndeshjet e së kaluarës, kaluam edhe tek ato që po i ndjekim sot. Biseduam për paraqitjet e fundit të Kosovës, për ngritjen e përfaqësueses dhe për ndeshjet e radhës që na presin gjatë nëntorit”, ka përfunduar Kurti.

You Might Also Like

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij

​Babai i shqetësuar për të birin minator, Sindikata e Trepçës: Prindërit s’e meritojnë të jetojnë me frikë

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Specialen vetëm përmes një ligji?

“Faleminderit për këto lule të bukura”, Kurti publikon pamje nga takimi me presidenten Shiroka-Pula

Shefi i EULEX-it takon krerët e Listës Serbe, ata ankohen për “shtypje të popullit serb”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Boçi për hartën e re territoriale: Një katrahurë që dëmton bashkitë e vogla
Next Article 12 kilometrat e parë të autostradës Prilep-Manastir pritet të hapen vitin e ardhshëm
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?