By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 12 kilometrat e parë të autostradës Prilep-Manastir pritet të hapen vitin e ardhshëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > 12 kilometrat e parë të autostradës Prilep-Manastir pritet të hapen vitin e ardhshëm
EkonomiMaqedoni

12 kilometrat e parë të autostradës Prilep-Manastir pritet të hapen vitin e ardhshëm

admin
Last updated: 08/10/2026 16:15
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 08, tetor, argument.mk/ – Ndërtimi i autostradës Prilep-Manastir po zhvillohet me dinamikë të mirë, ndërsa 12 kilometrat e parë, nga gjithsej 40 kilometra, pritet të lëshohen në përdorim gjatë vitit të ardhshëm, transmeton argument.mk/.

Këtë e bëri të ditur zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, i cili foli edhe për pjesën e lidhjes rrugore nga Farişi deri në Prilep.

Sipas Nikolloskit, në ndërtimin e autostradës po zbatohet një qasje e ndryshme, e cila, siç tha ai, do të sigurojë stabilitet më të madh të trasesë dhe të qarkullimit.

“Për herë të parë në Maqedoni po ndërtohet autostradë pa nënshtresë dheu, përkatësisht po vendoset një bazë me gurë të thërrmuar, gjë që do ta rrisë ndjeshëm stabilitetin gjatë qarkullimit. E njëjta metodë do të zbatohet edhe në autostradat Kërçovë-Bukojçan dhe Shkup-Bllacë”, deklaroi Nikolloski.

Ai paralajmëroi se segmenti i parë i autostradës duhet të vihet në funksion gjatë vitit të ardhshëm.

“12 kilometrat e parë, nga gjithsej 40 të autostradës Prilep-Manastir, do të vihen në funksion vitin e ardhshëm”, tha ministri.

Sa i përket pjesës nga Farişi deri në Prilep, Nikolloski theksoi se kanë mbetur rreth 25 kilometra, për të cilat ende duhet të përcaktohet mënyra e realizimit.

“Autostrada fillon diku rreth nëntë kilometra mbi Prilep dhe do të mbeten 25 kilometra që nuk janë zgjidhur. Për këto 25 kilometra aktualisht po diskutojmë për të gjetur një zgjidhje, në mënyrë që të ndërtohen si autostradë ose si rrugë ekspres”, theksoi Nikolloski.

Segmenti Prilep-Manastir është pjesë e lidhjes më të gjerë infrastrukturore të Rajonit të Pellagonisë me pjesën qendrore të vendit.

Ndërkohë, gjatë periudhës së kaluar janë vënë në përdorim edhe të dyja fazat e rrugës ekspres Prilep-Gradsko, përkatësisht segmentet Gradsko-Drenovë dhe Drenovë-Farişi.https://argument.mk/

You Might Also Like

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Në Apel mungojnë 16 gjyqtarë dhe 25 gjyqtarë-porotë, alarmon ushtruesi i detyrës së kryetarit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kurti pret në zyrë ish-futbollistin e Prishtinës, Xhevdet Muriqi
Next Article Berisha: Po shuani bashkitë me një votë, hakmarrje politike ndaj qytetarëve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?