By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Muja në Maqedoninë e Veriut, fokus bashkëpunimi në bujqësi dhe siguri ushqimore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Muja në Maqedoninë e Veriut, fokus bashkëpunimi në bujqësi dhe siguri ushqimore
EkonomiKosovë

Muja në Maqedoninë e Veriut, fokus bashkëpunimi në bujqësi dhe siguri ushqimore

admin
Last updated: 08/10/2026 16:16
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 08 tetor, argument.mk/ – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka zhvilluar vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku është takuar me homologun e tij, ministrin Borçe Serafimovski, zëvendësministrin Albrim Hoxha dhe përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për sigurinë ushqimore.

Në kuadër të vizitës, Muja, i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, dhe drejtoresha e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, Venera Çerkini, ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit bilateral në sektorin e bujqësisë, rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe lehtësimin e qarkullimit të produkteve bujqësore e ushqimore.

Fokus i veçantë i takimeve ishte bashkëpunimi në fushën e sigurisë ushqimore, përfshirë harmonizimin e procedurave të kontrollit dhe certifikimit, shkëmbimin e informacionit, kontrollet zyrtare në kufi dhe tregun e brendshëm, si dhe gjurmueshmërinë e produkteve.

Ministri Muja theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet dy vendeve për krijimin e kushteve më të favorshme për fermerët dhe bizneset.

“Bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është i rëndësishëm për krijimin e kushteve më të favorshme për fermerët dhe bizneset, zhvillimin e tregtisë së ndërsjellë dhe garantimin e standardeve të larta të sigurisë ushqimore.”

Gjatë takimeve është diskutuar edhe për koordinimin në identifikimin dhe menaxhimin e rreziqeve për shëndetin e konsumatorëve, si dhe për përmirësimin e komunikimit ndërmjet autoriteteve kompetente.

Po ashtu, palët kanë shkëmbyer përvoja lidhur me politikat e mbështetjes së fermerëve, zhvillimin rural, modernizimin e prodhimit bujqësor dhe përafrimin e politikave sektoriale me Politikën e Përbashkët Bujqësore të Bashkimit Evropian.

Muja ka vlerësuar se forcimi i bashkëpunimit institucional dhe rajonal kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor dhe rritjen e konkurrueshmërisë së prodhuesve.

“Synimi ynë është që përmes bashkëpunimit rajonal dhe përafrimit me standardet e Bashkimit Evropian të krijojmë më shumë mundësi për fermerët, të lehtësojmë qarkullimin e produkteve dhe të garantojmë standarde të larta të sigurisë ushqimore.”

Vizita zyrtare në Maqedoninë e Veriut synon forcimin e komunikimit institucional dhe bashkëpunimit rajonal, me fokus në zhvillimin e sektorit bujqësor, rritjen e konkurrueshmërisë së prodhuesve dhe avancimin e integrimit evropian.

You Might Also Like

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij

​Babai i shqetësuar për të birin minator, Sindikata e Trepçës: Prindërit s’e meritojnë të jetojnë me frikë

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Specialen vetëm përmes një ligji?

“Faleminderit për këto lule të bukura”, Kurti publikon pamje nga takimi me presidenten Shiroka-Pula

Shefi i EULEX-it takon krerët e Listës Serbe, ata ankohen për “shtypje të popullit serb”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Berisha: Po shuani bashkitë me një votë, hakmarrje politike ndaj qytetarëve
Next Article Arrin vala e të ftohtit: Stuhi, reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, javën e ardhshme edhe borë në male
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?