By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Arrin vala e të ftohtit: Stuhi, reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, javën e ardhshme edhe borë në male
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Arrin vala e të ftohtit: Stuhi, reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, javën e ardhshme edhe borë në male
Maqedoni

Arrin vala e të ftohtit: Stuhi, reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, javën e ardhshme edhe borë në male

admin
Last updated: 08/10/2026 16:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 tetor, argument.mk/ – Maqedoninë e Veriut nga nesër deri në mesin e javës së ardhshme e pret mot i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm, nën ndikimin e aktivitetit ciklonik.

Gjatë kësaj periudhe priten reshje të herëpashershme shiu, të cilat në disa zona do të jenë më të dendura. Në total pritet të bien mbi 20 litra shi për metër katror, ndërsa reshjet më intensive parashikohen për të dielën.

Në nivel lokal, proceset atmosferike do të jenë më të fuqishme, me mundësi për stuhi të shoqëruara me reshje të rrëmbyeshme shiu, erë të fortë dhe bubullima.

Të martën pritet të mbërrijë një valë më e ftohtë ajrore, për shkak të së cilës në malet më të larta reshjet e shiut do të kalojnë në borë.

Edhe në Shkup, nga nesër deri në mesin e javës së ardhshme, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të herëpashershme shiu. Në disa pjesë të fushëgropës së Shkupit, reshjet lokalisht do të jenë më të dendura, ndërsa nuk përjashtohet mundësia edhe për bubullima të rralla.

Nga e hëna do të fryjë erë e moderuar deri e përforcuar nga drejtimi verior, e cila do të sjellë ulje të temperaturave dhe freskim të ndjeshëm të motit.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që gjatë ditëve në vijim të jenë të përgatitur për mot të ndryshueshëm dhe të paqëndrueshëm, veçanërisht gjatë periudhave me reshje më intensive dhe erëra të përforcuara.https://argument.mk/

You Might Also Like

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Në Apel mungojnë 16 gjyqtarë dhe 25 gjyqtarë-porotë, alarmon ushtruesi i detyrës së kryetarit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Muja në Maqedoninë e Veriut, fokus bashkëpunimi në bujqësi dhe siguri ushqimore
Next Article Prokuroria Speciale pushon hetimin ndaj Izedin Bytyqit për aferën e ambalazhuesve të ujit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?