By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Franca përgatitet për një tjetër valë protestash, kërkohet rritja e pagave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Franca përgatitet për një tjetër valë protestash, kërkohet rritja e pagave
Bota

Franca përgatitet për një tjetër valë protestash, kërkohet rritja e pagave

admin
Last updated: 05/11/2026 09:16
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Paris, 5 nëntor, argument.mk/ – Sindikatat franceze kanë thirrur protesta të reja për ditën e sotme, me qëllim kërkimin e rritjes së pagave dhe kundërshtimin e shkurtimeve të shpenzimeve sociale. Ato po mobilizohen gjithashtu për një grevë të përgjithshme, ndërsa autoritetet presin që në protesta të marrin pjesë disa qindra mijëra persona.

Një numër i madh forcash policore pritet të angazhohet për të parandaluar përsëritjen e akteve të dhunës, të cilat u shënuan gjatë protestave të mëparshme në mesin e tetorit.

Punonjësit e sektorit publik pritet t’i bashkohen thirrjes për grevë, por ende nuk është e qartë se sa do të ndikohen udhëtimet dhe lëvizja e personave që shkojnë në Francë.

Kompania shtetërore e hekurudhave SNCF parashikon vetëm ndërprerje të vogla në shërbimet e trenave në distanca të gjata, sipas raportimeve të medieve.

Ndërkohë, fillimisht nuk ishte e qartë nëse greva e shpallur nga kontrollorët e trafikut ajror do të shkaktonte ndërprerje të konsiderueshme të fluturimeve. Metroja e Parisit pritet të funksionojë normalisht.

Lëvizja e Jelekë Verdhëve, si dhe organizatat e nxënësve dhe studentëve, kanë mbështetur thirrjen për protesta. Gjatë tri të shtunave të fundit, ato organizuan demonstrata kundër rritjes së kostos së jetesës dhe në mbështetje të përmirësimit të arsimit.

Ndërkohë, qeveria po përpiqet të arrijë një kompromis me protestuesit. Ministri i Ekonomisë, Roland Lescure, tha për televizionin BFMTV se qeveria po shqyrton mundësinë e një rritjeje të mëtejshme të pagës minimale, përtej rritjes që është parashikuar tashmë për janarin e vitit 2027.

“Paga minimale lidhet me dy çështje, nivelin e saj dhe kohën kur do të rritet. Në ditët në vijim do të jemi në gjendje të njoftojmë diçka”, deklaroi ministri.

You Might Also Like

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori

Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë

Katër të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes viktimave një grua dhe një 12-vjeçar

“Ende presidenti juaj”, Shtëpia e Bardhë ndan videon e Trump në versionin Lego: Po punon për ta bërë Amerikën përsëri të madhe

SHBA-të vendosin sanksione të reja ndaj ushtrisë kubaneze dhe rrjeteve të transportit energjetik

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 10-vjetori i vdekjes së Deharit, organizohen homazhe, konferencë dhe aktivitete përkujtimore
Next Article Mot i qëndrueshëm, kthjellime në bregdet dhe vranësira në zonat malore
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?