By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Raporti i KE-së njeh rezultatet e reformave dhe angazhimin evropian të vendit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Raporti i KE-së njeh rezultatet e reformave dhe angazhimin evropian të vendit
MaqedoniTOP LAJM

VLEN: Raporti i KE-së njeh rezultatet e reformave dhe angazhimin evropian të vendit

admin
Last updated: 05/11/2026 10:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 nëntor, argument.mk/ – Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se raporti i Komisionit Evropian njeh rezultatet e zbatimit të Agjendës Reformuese, reformimin e gjyqësorit, rritjen ekonomike, digjitalizimin dhe bashkëpunimin rajonal. Këto vlerësime konfirmojnë se puna në institucione po njihet nga Brukseli.

“Sipas tyre, Maqedonia e Veriut renditet ndër vendet me performancën më të mirë në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje. Deri në qershor janë liruar mbi 142 milionë euro, përfshirë parafinancimin. Pas këtyre mjeteve qëndrojnë detyrime të përmbushura dhe hapa reformues të vlerësuar nga Komisioni Evropian. Kjo është arritje e kësaj qeverie, qeverisjes VLEN”.

“Raporti evidenton edhe angazhimin për integrimin gradual në tregun e përbashkët të BE-së. Për VLEN-in, kjo është mundësi që qytetarët dhe bizneset të përfitojnë nga afrimi me Bashkimin Evropian edhe para anëtarësimit të plotë. Raporti evidenton rritje ekonomike prej 3,5 për qind, duke veçuar investimet, përshpejtimin e punimeve në infrastrukturën rrugore dhe shërbimet e teknologjisë së informacionit ndër shtytësit e saj”.

“Rëndësi të veçantë ka evidentimi i propozimligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i përgatitur nën drejtimin e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari. Raporti njeh edhe përparimin në reformën e gjyqësorit, përfshirë ligjet e reja për Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë. Ligji për Këshillin Gjyqësor adreson në masë të madhe rekomandimet e Komisionit të Venecias”, thonë nga VLEN.

“Korridori 8 dhe zhvillimi i lidhjeve hekurudhore me Kosovën i shërbejnë lidhjes më të fortë me Shqipërinë, Kosovën dhe rrjetet evropiane, duke hapur mundësi për tregti, lëvizje dhe bashkëpunim.Komisioni Evropian po ashtu vlerëson harmonizimin e plotë të vendit me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, duke e cilësuar Maqedoninë e Veriut si partner të besueshëm”.

“Me rënien e BDI-së nga pushteti, avash avash po ngushtohet edhe hapësira për ndikimin e “Botës serbe” në Maqedoninë e Veriut. Shkëputja nga ky ndikim dhe forcimi i lidhjeve me Kosovën, Shqipërinë dhe partnerët evropianë janë pjesë e kursit politik për të cilin angazhohemi çdo ditë”, theksojnë nga VLEN.

You Might Also Like

Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?

Në Budva ministri Shasivari takon edhe homologen kosovare, Donika Gërvalla

Mucunski: KE konfirmon përparim në disa fusha, kërkojmë rrugë të sigurt dhe të parashikueshme drejt BE

Trifunovski: Dënimet për 27 prillin janë drakonike, jam i gatshëm të dëshmoj në një rigjykim

Ndryshime në delegacionet dhe komisionet parlamentare, Rina Ajdari dhe Diana Toska marrin pozita të reja

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjorgjievski: 3500 fidanë të rinj në Shkup, 6000 deri në fund të sezonit
Next Article Nga sot klientët e ALTA bankës pa kartela mund t’i tërheqin paratë në Manastir
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?