By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Raporti i KE-së, Qoku: Bujar Osmani shpifës për të fituar dy tre pëlqime
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Raporti i KE-së, Qoku: Bujar Osmani shpifës për të fituar dy tre pëlqime
Maqedoni

Raporti i KE-së, Qoku: Bujar Osmani shpifës për të fituar dy tre pëlqime

admin
Last updated: 05/11/2026 12:32
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 nëntor, argument.mk/ – Koordinatori i Grupit parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku i është kundërpërgjigjur Bujar Osmanit duke e akuzuar për manipulim të fakteve dhe keqinterpretim të Raportit të progresit të Komisionit Evropian me qëllim të krijimit të një narrative të rreme politike.

Qoku thekson se Raporti aktual nuk evidenton vështirësi në zbatimin e gjuhës shqipe dhe as nuk konstaton pabarazi ndëretnike, ndërsa marrëdhëniet ndëretnike i vlerëson si stabile.

Ai e cilëson veçanërisht hipokrite pretendimin se bëhet fjalë për një konstatim të paprecedentë, duke rikujtuar se raportet e mëhershme të Komisionit Evropian kanë evidentuar vazhdimisht mangësi në zbatimin e të drejtave gjuhësore dhe përfaqësimin e komuniteteve.

Ai sjell si dëshmi raportet e viteve 2009, 2021, 2022, 2023 dhe 2024, në të cilat janë evidentuar mungesa e përkthyesve, personelit dhe financimit, rekomandimet e pazbatuara për dygjuhësinë në gjyqësor, si dhe përfaqësimi i pamjaftueshëm i komuniteteve joshumicë në nivel lokal.

“Si e merr guximin një figurë si z. Osmani, që ka mbajtur gjithë ato poste publike të shpifë kaq hapur vetëm për të fituar dy-tre pëlqime? Si ia mban ndërgjegjja këto të pavërteta? Thua të jetë nga ushtrimi i gjatë?”, thuhet në reagimin e tij në rrjetet sociale.

Në fund ai vlerëson se faktet dhe raportet zyrtare janë lehtësisht të verifikueshme dhe se askush nuk mund ta ndryshojë përmbajtjen e dokumenteve evropiane për përfitime të ditës.

“Në tekst raportohet për protestën e studentëve për provimin e jurisprudencës, por kjo bëhet pa vlerësim, jepet thjesht si vëzhgim”, thekson mes tjerash deputeti Qoku.

You Might Also Like

Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?

Në Budva ministri Shasivari takon edhe homologen kosovare, Donika Gërvalla

Mucunski: KE konfirmon përparim në disa fusha, kërkojmë rrugë të sigurt dhe të parashikueshme drejt BE

Trifunovski: Dënimet për 27 prillin janë drakonike, jam i gatshëm të dëshmoj në një rigjykim

Ndryshime në delegacionet dhe komisionet parlamentare, Rina Ajdari dhe Diana Toska marrin pozita të reja

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Apple përgatit prezantimin e tri modeleve të reja iPad, zbulohen procesorët dhe specifikat e mundshme
Next Article Mexhiti: Koalicioni qeverisës i fokusuar te zgjidhjet dhe projektet, jo te zgjedhjet
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?