By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ​​6-vjet nga arrestimi i krerëve të UÇK-së, Krasniqi: U dënuan për postet politike që bartën, nuk do t’i lëmë vetëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > ​​6-vjet nga arrestimi i krerëve të UÇK-së, Krasniqi: U dënuan për postet politike që bartën, nuk do t’i lëmë vetëm
Kosovë

​​6-vjet nga arrestimi i krerëve të UÇK-së, Krasniqi: U dënuan për postet politike që bartën, nuk do t’i lëmë vetëm

admin
Last updated: 05/11/2026 13:18
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 5 nëntor, argument.mk/ – Në gjashtë vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka kundërshtuar aktgjykimin ndaj tyre nga Dhomat e Specializuara në Hagë, duke e cilësuar atë si padrejtësi dhe me pasoja afatgjata për Kosovën.

Në fjalimin e tij në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputeti Krasniqi tha se dënimi i ish-krerëve të UÇK-së lidhet, sipas tij, me funksionet politike që kishin mbajtur dhe jo me përgjegjësi individuale të dëshmuara. Sipas tij, dënimi i tyre do të ketë pasoja të mëdha.

“Më 16 shtator 2026, nuk u dënuan Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi për veprimet e tyre apo për përgjegjësitë e tyre individuale. U dënuan për shkak të posteve politike që ata kishin bartur…Kjo ka vetëm një arsye, duan t’i përlyejnë dhe baltosin objektivat e UÇK-së, objektivat e kësaj drejtorie politike, të cilat ishin të njëjta ndër breza, liria dhe pavarësia e Kosovës, liri kjo e pavarësi që u arritën me shumë mund e gjak. Pasojat e 16 shtatorit ndoshta nuk i ndjeni tani, por pasojat afatgjate ndihen pas një kohe më të gjatë, pikërisht për faktin se janë pasoja të mëdha”, tha Krasniqi.

Ai paralajmëroi se vendet kundërshtare të pavarësisë së Kosovës mund ta përdorin aktgjykimin në fushatat e tyre diplomatike, duke e paraqitur si dënim të luftës së UÇK-së dhe jo vetëm të individëve.

Në përfundim, deputeti i PDK-së kërkoi që institucionet ta mbrojnë të vërtetën e luftës çlirimtare dhe që partitë t’i lënë mënjanë dallimet politike kur bëhet fjalë për UÇK-në dhe vlerat e saj.

“Imagjinoni ofensivën diplomatike që do të zhvillohet nga vendet kundërshtare të pavarësisë sonë, të cilat nuk janë të pakta. E këto vende nuk do të flasin për dënime individuale, por do të flasin për dënimin dhe kriminalizimin e një lufte çlirimtare, siç ishte ajo e UÇK-së. Pavarësisht, se më 16 shtator tha se UÇK-ja nuk ishte në gjyq, ajo çka ai lexoi vetëm se e demantoi ai deklarim. Ata sot janë pengje të një ‘drejtësie ndërkombëtare’, e cila, me plot meritë, vetëm padrejtësi është. Institucionet e Kosovës e kanë për obligim ta mbrojnë të vërtetën e luftës së UÇK-së, prandaj, ju ftoj të gjithëve që, kur është në pyetje UÇK-ja dhe vlerat e saj, t’i lëmë anash dallimet politike”, tha Krasniqi.

Gjykata Speciale në Hagë më 16 shtatori ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi (25 vjet), Jakup Krasniqi (25 vjet), Kadri Veseli (18 vjet) dhe Rexhep Selimi (13 vjet). /KP/

You Might Also Like

Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së

6 vjet në paraburgim, shteti e katërshja e UÇK-së me sytë tek Apeli

Çitaku priti ambasadorin britanik, diskutuan zhvillimet politike dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës

Gërvalla udhëton për në Budva, merr pjesë në Forumin Ministerial BE–Ballkani Perëndimor

Konjufca pas takimit me Cassisin: Zvicra, partnere e palëkundur e Kosovës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lidhja Shqiptare: Raporti i KE-së për Maqedoninë e Veriut është raport regresi
Next Article Eksporti është rritur për 10,8 për qind, tejkaloi 6,6 miliardë euro për nëntë muaj
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?