By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lidhja Shqiptare: Raporti i KE-së për Maqedoninë e Veriut është raport regresi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Lidhja Shqiptare: Raporti i KE-së për Maqedoninë e Veriut është raport regresi
Maqedoni

Lidhja Shqiptare: Raporti i KE-së për Maqedoninë e Veriut është raport regresi

admin
Last updated: 05/11/2026 13:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 05 nëntor, argument.mk/ – Lidhja Shqiptare, e drejtuar nga Ziadin Sela, ka reaguar ndaj Raportit të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar atë si konfirmim të kritikave dhe vlerësimeve të saj gjatë vitit.

Në reagimin e partisë thuhet se çështjet për të cilat Lidhja Shqiptare ka ngritur vazhdimisht shqetësime janë evidentuar edhe në raportin e Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht titullohet Raport Progresi, por sipas kësaj partie, për Maqedoninë e Veriut përbën një “Raport Regresi”.

“Raporti i Komisionit Europian për ‘Regresin e Maqedonisë së Veriut’ është konfirmim i vlerësimeve tona gjatë gjithë vitit”, thuhet në reagimin e Lidhjes Shqiptare.

Sipas partisë së Selës, ndër çështjet e evidentuara janë ndryshimet kushtetuese, partizimi dhe etnizimi i gjyqësorit, presionet dhe kërcënimet ndaj mediave dhe gazetarëve, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, si dhe diskriminimi gjuhësor dhe në fusha të tjera.

“Dështimet e Qeverisë aktuale dhe institucioneve kompetente”, vlerëson Lidhja Shqiptare, janë reflektuar në këto fusha.

Partia thekson se ky është viti i dytë radhazi dhe raporti i dytë që, sipas saj, jo vetëm konfirmon vlerësimet dhe paralajmërimet e saj, por tashmë flet edhe për hapa prapa në procesin e reformave.

“Kjo ndodh përkundër premtimeve të partive në pushtet për përparim e ndryshim”, thuhet në reagim.

Lidhja Shqiptare u është drejtuar edhe partive shqiptare pjesë e Qeverisë, duke kërkuar përgjigje për premtimet e dhëna lidhur me zhbllokimin e procesit të integrimit evropian.

“Sot na mbetet vetëm të pyesim partitë shqiptare në Qeveri, ku ngelën zotimet e tyre herë për 6 muaj, herë për 1 vit e tanimë dy vite për debllokimin e procesit euro-integrues?”, thuhet në reagimin e partisë.

Nga Lidhja Shqiptare shtrojnë edhe pyetjen nëse nuk është e mjaftueshme, siç shprehen ata, përgjigjja e drejtpërdrejtë e Brukselit zyrtar lidhur me performancën e Qeverisë dhe procesin eurointegrues të vendit.

“Përkundër premtimeve të partive në pushtet, kjo Qeveri ka dështuar dhe e çon vendin pas”, është qëndrimi i shprehur nga Lidhja Shqiptare.

You Might Also Like

Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?

Në Budva ministri Shasivari takon edhe homologen kosovare, Donika Gërvalla

Mucunski: KE konfirmon përparim në disa fusha, kërkojmë rrugë të sigurt dhe të parashikueshme drejt BE

Trifunovski: Dënimet për 27 prillin janë drakonike, jam i gatshëm të dëshmoj në një rigjykim

Ndryshime në delegacionet dhe komisionet parlamentare, Rina Ajdari dhe Diana Toska marrin pozita të reja

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BDI: Raporti i KE-së alarmues, politikat e Qeverisë po e kthejnë vendin prapa
Next Article ​​6-vjet nga arrestimi i krerëve të UÇK-së, Krasniqi: U dënuan për postet politike që bartën, nuk do t’i lëmë vetëm
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?