By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Burime nga VMRO-DPMNE për Zhurnal: Nuk ka zgjedhje të parakohshme parlamentare, vëmendja mbetet i punës së Qeverisë dhe realizimi i programit të saj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Burime nga VMRO-DPMNE për Zhurnal: Nuk ka zgjedhje të parakohshme parlamentare, vëmendja mbetet i punës së Qeverisë dhe realizimi i programit të saj
MaqedoniTOP LAJM

Burime nga VMRO-DPMNE për Zhurnal: Nuk ka zgjedhje të parakohshme parlamentare, vëmendja mbetet i punës së Qeverisë dhe realizimi i programit të saj

admin
Last updated: 05/11/2026 14:31
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 nëntor, argument.mk/ – Pavarësisht spekulimeve që prej disa ditësh po qarkullojnë në opinion për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, VMRO-DPMNE nuk e ka këtë çështje në agjendën e saj aktuale.

Burime nga kjo parti, në një prononcim për Zhurnal, thonë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk janë temë diskutimi brenda partisë dhe se fokusi i saj, së bashku me partnerët e koalicionit qeverisës, është i përqendruar te realizimi i projekteve dhe përmbushja e programit të Qeverisë.

Sipas të njëjtave burime, informacionet që po publikohen në disa media për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme më shumë pasqyrojnë dëshirën e BDI-së për një skenar të tillë, sesa ndonjë zhvillim konkret brenda shumicës parlamentare.

“Ne, së bashku me partnerët e koalicionit, vlerësojmë se aktualisht zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk janë temë diskutimi. Kemi shumë punë për të bërë dhe prioriteti ynë është realizimi i projekteve dhe zotimeve të marra para qytetarëve, e jo shkuarja në zgjedhje”, thonë burimet partiake për Zhurnal.

Kështu, të paktën sipas burimeve nga VMRO-DPMNE, shumica qeverisëse nuk po shqyrton aktualisht mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ndërsa vëmendja mbetet te vazhdimi i punës së Qeverisë dhe realizimi i programit të saj.https://argument.mk/

You Might Also Like

Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?

Në Budva ministri Shasivari takon edhe homologen kosovare, Donika Gërvalla

Mucunski: KE konfirmon përparim në disa fusha, kërkojmë rrugë të sigurt dhe të parashikueshme drejt BE

Trifunovski: Dënimet për 27 prillin janë drakonike, jam i gatshëm të dëshmoj në një rigjykim

Ndryshime në delegacionet dhe komisionet parlamentare, Rina Ajdari dhe Diana Toska marrin pozita të reja

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kusari-Lila i kundërpërgjigjet Tahirit për nepotizëm: Nëse keni akuza, thuajini me emra
Next Article Nis faza e dytë e vaksinimit kundër gripit në Dibër
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?