By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nis faza e dytë e vaksinimit kundër gripit në Dibër
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nis faza e dytë e vaksinimit kundër gripit në Dibër
Maqedoni

Nis faza e dytë e vaksinimit kundër gripit në Dibër

admin
Last updated: 05/11/2026 14:34
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 nëntor, argument.mk/ – Në Njësinë e Entit për Shëndet Publik në Dibër po zhvillohet vaksinimi kundër gripit sezonal. Nga ky institucion, i cili funksionon në kuadër të Entit për Shëndet Publik në Ohër, bëjnë të ditur se kanë arritur vaksinat për personat mbi 65 vjeç, si dhe për ata që vuajnë nga sëmundje kronike.

Përfaqësuesi i Njësisë për Shëndet Publik në Dibër, Blendi Mela, për gazetën KOHA tha se vaksinimi po realizohet në dy faza për qytetarët e paraqitur nga komunat e Dibrës dhe Qendër Zhupës. “Në fazën e parë janë paraparë 300 vaksinime. Deri më sot janë vaksinuar 200 persona, kryesisht të moshuar, ndërsa pritet që në fazën e dytë të realizohen edhe 300 vaksinime të tjera. Paraqitja e qytetarëve është bërë në mënyrë elektronike përmes platformës Vakcinacija.mk. Tashmë ka filluar edhe faza e dytë e vaksinimit, e cila pritet të përfundojë brenda dy javësh. Për momentin nuk ka vaksina komerciale”, tha Mela.

Sipas të dhënave të këtij institucioni, vitin e kaluar kundër gripit sezonal janë vaksinuar rreth 700 persona, ndërsa këtë vit janë planifikuar gjithsej 600 vaksinime. Kjo paraqet një rënie të numrit të vaksinimeve të planifikuara krahasuar me vitin e kaluar.

Në Njësinë për Shëndet Publik në Dibër theksojnë se vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më efektive për parandalimin e sëmundjes. Ai ndihmon në parandalimin e formave më të rënda të gripit, komplikimeve dhe rasteve me përfundim fatal, veçanërisht te grupet më të rrezikuara.

Vaksinimi kundër gripit sezonal nuk është i detyrueshëm dhe bëhet me kërkesë të qytetarëve. Vaksinimi falas është i dedikuar për grupet më të rrezikuara, ku përfshihen personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësorë, gratë shtatzëna dhe kategori të tjera të përcaktuara. (V.S)

You Might Also Like

Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?

Në Budva ministri Shasivari takon edhe homologen kosovare, Donika Gërvalla

Mucunski: KE konfirmon përparim në disa fusha, kërkojmë rrugë të sigurt dhe të parashikueshme drejt BE

Trifunovski: Dënimet për 27 prillin janë drakonike, jam i gatshëm të dëshmoj në një rigjykim

Ndryshime në delegacionet dhe komisionet parlamentare, Rina Ajdari dhe Diana Toska marrin pozita të reja

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Burime nga VMRO-DPMNE për Zhurnal: Nuk ka zgjedhje të parakohshme parlamentare, vëmendja mbetet i punës së Qeverisë dhe realizimi i programit të saj
Next Article Rizvanolli: Është themeluar task-forca ndërinstitucionale për përgatitjet e furnizimit me energji gjatë dimrit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?