By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kallëzim penal ndaj një personi nga Shkupi, publikoi pa leje një serial televiziv në Facebook
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Kallëzim penal ndaj një personi nga Shkupi, publikoi pa leje një serial televiziv në Facebook
Kronika

Kallëzim penal ndaj një personi nga Shkupi, publikoi pa leje një serial televiziv në Facebook

admin
Last updated: 05/11/2026 14:39
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 nëntor, argument.mk/ – Një faqe në Facebook, disa episode seriali dhe dyshime për shkeljen e të drejtave autoriale. Kjo është ajo që çoi në hetimin e një 46-vjeçari nga Shkupi, i cili dyshohet se ka publikuar përmbajtje televizive pa autorizim.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, i dyshuari, gjatë vitit 2024, si administrator i një faqeje në Facebook, ka publikuar episode të një seriali televiziv, të drejtat ekskluzive të të cilit i përkisnin një televizioni dhe ishin dhënë për transmetim vetëm përmes marrëveshjes kontraktuale.

Pas kallëzimit të televizionit, Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka urdhëruar hetim, ndërsa Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale ka marrë në pyetje të dyshuarin dhe ka sekuestruar përkohësisht një pajisje elektronike. Analiza forenzike e pajisjes ka konfirmuar dyshimet e ngritura.

“Pas kryerjes së analizës forenzike të pajisjes elektronike, u konfirmuan pretendimet e paraqitura në kallëzimin e televizionit, si dhe deklarata e dhënë nga personi i denoncuar gjatë bisedës informative”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ndaj 46-vjeçarit është paraqitur kallëzim penal për dy vepra, cenim të të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta, si dhe pirateri të veprës audiovizuale.

You Might Also Like

Marihuanë dhe 1.34 promilë alkool, arrestohet 26-vjeçari në Tetovë

Bastisje të mëdha në Kumanovë! Policia gjen para, automjete dhe dokumentacion gjatë aksionit kundër krimit të organizuar

Tragjedia në Bogdanc: 17-vjeçarja kishte denoncuar dhunën, por institucionet nuk e mbrojtën

Udhëheqësi i një firme për kontrolle teknike në Tetovë i dyshuar për përvetësim të 41,5 milionë denarëve në mënyrë antiligjore

Aksion i ri policor në orët e mëngjesit – në shënjestër grup kriminal i organizuar në Kumanovë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rizvanolli: Është themeluar task-forca ndërinstitucionale për përgatitjet e furnizimit me energji gjatë dimrit
Next Article Franca zhvendos në momentin e fundit takimin e G7-ës nga Marseja në Paris
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?