By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ndryshimet në Kodin zgjedhor mbeten të bllokuara pavarësisht kritikave të Brukselit: Filipçe zyrtarisht refuzon takimin me Shasivarin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ndryshimet në Kodin zgjedhor mbeten të bllokuara pavarësisht kritikave të Brukselit: Filipçe zyrtarisht refuzon takimin me Shasivarin
MaqedoniTOP LAJM

Ndryshimet në Kodin zgjedhor mbeten të bllokuara pavarësisht kritikave të Brukselit: Filipçe zyrtarisht refuzon takimin me Shasivarin

admin
Last updated: 05/11/2026 20:00
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 nëntor argument.mk/ – Miratimi i Kodit Zgjedhor ka ngecur në vend dhe vështirë se do të ketë lëvizje, pavarësisht kritikave të paraqitura në Raportin e para dy ditëve për përparimin e Maqedonisë në procesin e integrimit evropian. Bllokimi i punës së grupit ndërpartiak dhe i ndryshimeve në Kuvendin e Maqedonisë, me gjasë, do të vazhdojë edhe më tej, pasi nuk ka asnjë sinjal për arritjen e një kompromisi të mundshëm.

Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, partia opozitare e të cilit bojkoton punën e grupit të punës dhe me dhjetë mijë amendamente bllokon miratimin e ndryshimeve, ditëve të fundit edhe zyrtarisht e ka refuzuar ofertën për takim të ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari. Takimi ishte propozuar me qëllim gjetjen e një mënyre për arritjen e konsensusit.

– Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, e refuzoi ftesën për një takim konsultativ lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ministria e Drejtësisë e merr në dijeni këtë vendim dhe e respekton si qëndrim politik të partisë. Megjithatë, konsiderojmë se dialogu politik është i domosdoshëm për arritjen e konsensusit rreth rregullave zgjedhore. Nuk mund të pritet konsensus nëse paraprakisht refuzohet mundësia për bisedime dhe harmonizimin e qëndrimeve – thuhet në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë për gazetën “Veçer”.

Dihet se LSDM-ja është kundër ndryshimeve të propozuara në Kodin Zgjedhor, kryesisht për shkak të votimit elektronik të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Filipçe vazhdimisht pretendon se kjo hap mundësi për keqpërdorime të ndryshme, pasi nuk ekzistojnë mekanizma të mjaftueshëm për verifikimin e identitetit të votuesve, duke krijuar rrezik për votim të pakontrolluar dhe manipulime të mundshme zgjedhore. Por, partia në pushtet VMRO-DPMNE, e cila qëndron pas këtij propozimi të përfshirë në të gjitha ndryshimet e propozuara, këmbëngul që ai të mbetet pjesë e zgjidhjes ligjore që duhet të vihet në votim.

Në Raportin e Komisionit Evropian theksohet se Kodi Zgjedhor, i cili vazhdon të jetë në fuqi, përmban shumë mangësi dhe paqartësi, si dhe se nuk është shënuar përparim në adresimin e rekomandimeve kryesore të mbetura të OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias. Kërkohet garantimi i kushteve të drejta dhe transparente për fushatë, me qasje të barabartë në media, mbikëqyrje të fushatës online, e cila aktualisht mungon, rishikim të rregullave për reklamimin e paguar politik dhe forcim të sanksioneve për shkeljet zgjedhore.

Nga LSDM-ja, për gazetën “Veçer” deklaruan se nuk kanë problem të votojnë për përfshirjen e rekomandimeve të tilla të OSBE/ODIHR-it.

– Gjithçka që është rekomandim i OSBE/ODIHR-it, ne do ta mbështesim që nesër në Kuvend. Por, për gjithçka tjetër që është jashtë këtyre rekomandimeve dhe që përfshihet në ndryshimet e propozuara, nuk do të votojmë – deklaroi Oliver Spasovski, koordinator i grupit parlamentar të partisë.

Nga Ministria e Drejtësisë, për gazetën “Veçer” njoftuan se mbeten të përkushtuar ndaj një procesi të hapur, transparent dhe gjithëpërfshirës.

– Në këtë proces, të gjitha subjektet politike do të kenë mundësi t’i paraqesin argumentet dhe propozimet e tyre. Për të gjitha çështjet kontestuese duhet të diskutohet mbi bazën e argumenteve, standardeve evropiane dhe rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Qëllimi ynë nuk është t’i bëhet qejfi ndonjë partie politike, por të ndërtohet një Kod Zgjedhor që do të garantojë zgjedhje të drejta, demokratike dhe transparente, si dhe mbrojtje të barabartë të votës së çdo qytetari. Dera për bisedime mbetet e hapur. Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë konsultimet, ndërsa përgjegjësia për pjesëmarrje në proces i takon secilit subjekt politik veç e veç – thuhet në deklaratën e tyre.

Megjithatë, sipas informacioneve jozyrtare, janë të vogla gjasat që në të ardhmen e afërt të caktohet një takim i ri i grupit të punës për të diskutuar se si të veprohet në një situatë ku socialdemokratët opozitarë dhe partia në pushtet nuk janë të gatshëm t’i ndryshojnë qëndrimet e tyre.

Në korrik të këtij viti, Maqedonia humbi 4.2 milionë euro nga Bashkimi Evropian për shkak të mosmiratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, të cilat janë paraparë në Agjendën e Reformave. (B. Gj.)

https://www.vecer.press/promenite-vo-izborniot-zakonik-nikako-da-se-deblokiraat-i-pokraj-kritikite-na-brisel-filipche-i-oficzijalno-odbi-sredba-so-shasivari-konsenzus-nitu-na-povidok/

You Might Also Like

Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?

Në Budva ministri Shasivari takon edhe homologen kosovare, Donika Gërvalla

Mucunski: KE konfirmon përparim në disa fusha, kërkojmë rrugë të sigurt dhe të parashikueshme drejt BE

Trifunovski: Dënimet për 27 prillin janë drakonike, jam i gatshëm të dëshmoj në një rigjykim

Ndryshime në delegacionet dhe komisionet parlamentare, Rina Ajdari dhe Diana Toska marrin pozita të reja

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Manastiri përgatitet për sezonin dimëror 2026-2027
Next Article Ndërtojmë një qytet ku njerëzit do të dëshirojnë të jetojnë, të punojnë dhe të qëndrojnë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?