By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Spahiu: 32.2 miliardë lekë për shërbimin spitalor për rreth 370 mijë pacientë, Korça me godinë të re multifunksionale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Spahiu: 32.2 miliardë lekë për shërbimin spitalor për rreth 370 mijë pacientë, Korça me godinë të re multifunksionale
Shqipëri

Spahiu: 32.2 miliardë lekë për shërbimin spitalor për rreth 370 mijë pacientë, Korça me godinë të re multifunksionale

admin
Last updated: 11/11/2026 11:22
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 11 nëntor, argument.mk/ – Reforma spitalore dhe modernizimi i infrastrukturës shëndetësore në të gjithë vendin mbeten prioritete të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Përmes projektbuxhetit 2027, parashikohen 32.2 miliardë lekë për financimin e shërbimit spitalor, me synimin për të trajtuar rreth 370 mijë pacientë në 5 spitale terciare, 12 spitale rajonale dhe 23 spitale bashkiake.

Reforma synon jo vetëm përmirësimin e infrastrukturës, por edhe forcimin e menaxhimit spitalor, rritjen e eficiencës dhe garantimin e shërbimeve më cilësore e më pranë qytetarëve.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, gjatë vizitës në Spitalin Rajonal Korçë, theksoi se investimet në sistemin spitalor duhet të përkthehen në rezultate konkrete për pacientët.

“Shëndetësia nuk matet vetëm me investimet që bëhen, por mbi të gjitha me shërbimin që merr qytetari kur ka nevojë. Ky është synimi i reformës spitalore që po ndërmarrim: spitale më moderne, më mirë të menaxhuara dhe shërbime më cilësore, me pacientin gjithmonë në qendër”, u shpreh ministrja Spahiu.

Një ndër investimet kryesore të parashikuara është ndërtimi i godinës së re multifunksionale të Spitalit Rajonal Korçë, me një vlerë totale prej 1.41 miliardë lekësh, nga të cilat 422.8 milionë lekë janë planifikuar për vitin 2027.

Paralelisht, programi i investimeve përfshin vijimin e rikonstruksionit të spitaleve në Pogradec, Lushnjë, Mat dhe Dibër, përfundimin e ndërhyrjeve në Spitalin Rajonal Gjirokastër, si dhe investime në maternitetet, strukturat e shëndetit mendor dhe shërbimet e urgjencës.

Një tjetër drejtim i rëndësishëm i reformës është përmirësimi i modelit të financimit dhe menaxhimit të spitaleve, duke synuar përdorimin më efikas të fondeve publike dhe lidhjen graduale të financimit me cilësinë e shërbimit dhe rezultatet konkrete për pacientët.

“Synimi ynë nuk është thjesht të ndërtojmë spitale të reja, por të krijojmë struktura funksionale, me pajisje moderne, personel të kualifikuar dhe mundësi për të marrë shërbime sa më pranë vendbanimit. Ky është kuptimi i reformës sonë: më shumë investime, më shumë përgjegjësi dhe mbi të gjitha, më shumë cilësi dhe siguri për çdo qytetar”, theksoi Spahiu.

Përmes këtyre investimeve dhe ndryshimeve strukturore, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale synon konsolidimin e një sistemi spitalor publik më funksional, të mirëmenaxhuar dhe të orientuar drejt nevojave të pacientëve, duke forcuar njëkohësisht kapacitetet e spitaleve rajonale dhe bashkiake.

You Might Also Like

Apeli i GJKKO dënon me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri – konfiskohen 1.3 milionë euro dhe pasuritë

Ambasadorja e BE-së: Avokati i Popullit, partner i rëndësishëm në forcimin e llogaridhënies demokratike

Konferenca e Kryetarëve nuk arrin dakordësi për programin dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit

Celibashi pret ambasadoren e BE-së: Reforma zgjedhore duhet të përfundojë sa më shpejt

Bardhi: Nuk kemi bojkotuar komisionin, Reforma Zgjedhore duhet të prodhojë garanci reale për zgjedhje të lira

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Salla: 5.3 miliardë lekë për skemën kombëtare, 100 milionë më shumë mbështetje për fermerët
Next Article Përfundojnë ndërhyrjet konservuese në Kalanë e Kaninës, infrastrukturë e përmirësuar për vizitorët
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mickoski: Së shpejti një vendkalim të ri kufitar me Kosovën
Maqedoni
Apeli i GJKKO dënon me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri – konfiskohen 1.3 milionë euro dhe pasuritë
Shqipëri
Mashtrohet tetovari, humb 6800 euro nga një faqe interneti
Kronika
Sharr Braina emocionon banorët me zërin e tij me këngë për gurbetin
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?