By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përfundojnë ndërhyrjet konservuese në Kalanë e Kaninës, infrastrukturë e përmirësuar për vizitorët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Përfundojnë ndërhyrjet konservuese në Kalanë e Kaninës, infrastrukturë e përmirësuar për vizitorët
KulturëShqipëri

Përfundojnë ndërhyrjet konservuese në Kalanë e Kaninës, infrastrukturë e përmirësuar për vizitorët

admin
Last updated: 11/11/2026 11:23
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 11 nëntor, argument.mk/ – Kalaja e Kaninës tashmë mirëpret vizitorët me infrastrukturë të përmirësuar dhe kushte më të mira për eksplorimin e kësaj pasurie të vyer të trashëgimisë sonë kulturore.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja njoftoi sot se kanë përfunduar punimet në Kalanë e Kaninës në Vlorë.

Ndërhyrjet konservuese, strukturore dhe përmirësimet infrastrukturore kanë synuar ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave historike të kalasë, duke ofruar një përvojë më cilësore, të sigurt dhe të këndshme për çdo vizitor.

Kalaja e Kaninës është një monument i trashëgimisë kulturore e cila gjendet mbi një kodër panoramike në jug të qytetit të Vlorës, duke ofruar një pamje të gjerë mbi gjirin e Vlorës dhe detin Adriatik.

Fortifikimi daton që nga periudha ilire dhe është rindërtuar në kohë të ndryshme nga romakët, bizantinët dhe osmanët. Kjo kala ka një rëndësi të madhe historike dhe kulturore, duke qenë vendi ku Gjergj Kastrioti Skënderbeu u kurorëzua si princ i Arbërisë në vitin 1451. Vizitorët mund të eksplorojnë muret mbrojtëse, kullat dhe ambiente të brendshme me mbetje arkeologjike.

You Might Also Like

Apeli i GJKKO dënon me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri – konfiskohen 1.3 milionë euro dhe pasuritë

Ambasadorja e BE-së: Avokati i Popullit, partner i rëndësishëm në forcimin e llogaridhënies demokratike

Konferenca e Kryetarëve nuk arrin dakordësi për programin dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit

Celibashi pret ambasadoren e BE-së: Reforma zgjedhore duhet të përfundojë sa më shpejt

Bardhi: Nuk kemi bojkotuar komisionin, Reforma Zgjedhore duhet të prodhojë garanci reale për zgjedhje të lira

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Spahiu: 32.2 miliardë lekë për shërbimin spitalor për rreth 370 mijë pacientë, Korça me godinë të re multifunksionale
Next Article Bllokuan qarkullimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, 37 gjoba protestuesve të 9-10 nëntorit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mickoski: Së shpejti një vendkalim të ri kufitar me Kosovën
Maqedoni
Apeli i GJKKO dënon me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri – konfiskohen 1.3 milionë euro dhe pasuritë
Shqipëri
Mashtrohet tetovari, humb 6800 euro nga një faqe interneti
Kronika
Sharr Braina emocionon banorët me zërin e tij me këngë për gurbetin
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?