By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në Big Brother dëgjoi zërin e motrës që po ndërronte jetë në ato çaste – historia rrëqethëse e vitit 2002 rikthehet në vëmendje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Në Big Brother dëgjoi zërin e motrës që po ndërronte jetë në ato çaste – historia rrëqethëse e vitit 2002 rikthehet në vëmendje
Showbizz

Në Big Brother dëgjoi zërin e motrës që po ndërronte jetë në ato çaste – historia rrëqethëse e vitit 2002 rikthehet në vëmendje

admin
Last updated: 11/11/2026 11:51
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një histori e pazakontë nga historia e reality shout, Big Brother, është rikthyer në vëmendje, pasi një video e vjetër nga edicioni brazilian i këtij formati ka nisur të qarkullojë sërish në rrjetet sociale.

Ngjarja daton në vitin 2002, gjatë sezonit të dytë të Big Brother Brasil, ku konkurrentja Cida Moraes përjetoi një moment që edhe sot kujtohet si një nga rastet më të pazakonta të këtij formati televiziv.

Në videon që po shpërndahet, Cida shihet duke qëndruar e qetë në kopshtin e shtëpisë, duke marrë rreze dielli, kur papritur ngrihet e hutuar dhe nis të pyesë se kush po e thërret në emër.

 Foto: Screenshot/Instagram

Më vonë, ajo u rrëfeu banorëve të tjerë se kishte dëgjuar zërin e motrës së saj, Gloria.

Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë histori është se, në atë kohë, pa dijeninë e Cidas, motra e saj kishte ndërruar jetë pikërisht në ato momente.

Konkurrentja ndodhej në izolim të plotë nga bota e jashtme, si pjesë e rregullave të formatit, dhe nuk kishte asnjë informacion për ngjarjen tragjike.

Madje, fillimisht, një prej banorëve u përpoq ta qetësonte duke i thënë se ishte ai që e kishte thirrur, por përputhja e çuditshme e kohës e bëri momentin të mbetej gjatë në kujtesën e publikut.

Pasi produksioni e informoi për vdekjen e motrës, Cida vendosi të vazhdonte garën, pavarësisht dhimbjes që po përjetonte.

Ajo arriti deri në finale dhe e përfundoi edicionin në vendin e tretë.

 Cida

Më shumë se dy dekada pas ngjarjes, pamjet e saj po rikthejnë diskutimet për këtë episod, i cili vazhdon të shihet nga shumë njerëz si një rast prekës i lidhjes së veçantë mes motrave dhe familjarëve.

Megjithatë, ajo që ndodhi në atë moment mbetet një përjetim personal i Cidas, derisa rastësia mes dëgjimit të zërit dhe lajmit për humbjen e motrës e bëri historinë edhe më të paharrueshme.

 Cida

You Might Also Like

Sharr Braina emocionon banorët me zërin e tij me këngë për gurbetin

Zbulohet raporti i autopsisë së aktores Daveigh Chase – vuante nga AIDS-i dhe konsumonte narkotikë

Dua Lipa në krye të festivalit Coachella 2027, publikohet lista e plotë e artistëve që do të performojnë

Russell Brand mbahet i ndarë nga të burgosurit e tjerë, zbulohet arsyeja e masës së sigurisë

Publikoi video pornografike të VIP-ave, bëhet për spital Elton Tozaj

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Egjipti shpall terroriste 35 organizata në Evropë, mes tyre edhe një shoqatë nga Maqedonia
Next Article Kosova me ndryshime në mbrojtje, Foda duhet të krijojë një treshe të re për ndeshjet e nëntorit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mickoski: Së shpejti një vendkalim të ri kufitar me Kosovën
Maqedoni
Apeli i GJKKO dënon me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri – konfiskohen 1.3 milionë euro dhe pasuritë
Shqipëri
Mashtrohet tetovari, humb 6800 euro nga një faqe interneti
Kronika
Sharr Braina emocionon banorët me zërin e tij me këngë për gurbetin
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?