By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Manchester City nis kërkimet për pasardhësin e Haalandit, në radar dy sulmues
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Manchester City nis kërkimet për pasardhësin e Haalandit, në radar dy sulmues
Sport

Manchester City nis kërkimet për pasardhësin e Haalandit, në radar dy sulmues

admin
Last updated: 13/11/2026 09:20
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Manchester City ka nisur të shqyrtojë mundësitë për transferimin e një sulmuesi të ri, i cili fillimisht do të shërbente si alternativë për Erling Haalandin, por që në të ardhmen mund të marrë rolin e titullarit në rast të largimit të norvegjezit.

Drejtori sportiv i klubit, Hugo Viana, në koordinim me trajnerin Enzo Maresca, po punon për të gjetur një qendërsulmues që mund t’i ofrojë skuadrës më shumë alternativa në repartin ofensiv.

Synimi është që City të ketë një lojtar të gatshëm për të zëvendësuar Haalandin dhe për të marrë përgjegjësi më të mëdha nëse sulmuesi norvegjez vendos të largohet nga ‘Etihad Stadium’.

Sipas raportimeve, një nga arsyet që ka shtyrë drejtuesit e klubit të mendojnë për këtë skenar lidhet edhe me pasigurinë rreth çështjes disiplinore të Manchester Cityt në Ligën Premier.

Klubi përballet me akuza për shkelje të rregullave financiare, ndërsa një dënim i mundshëm me zbritje nga kategoria mund të ndikojë edhe në të ardhmen e disa prej yjeve të skuadrës.

Në listën e dëshirave të Hugo Vianas janë përfshirë dy emra konkretë: Evanilson i Bournemouthit dhe Nicolo Tresoldi i Club Brugge.

Sipas The Daily Briefing, Manchester City është i interesuar për sulmuesin brazilian Evanilson, i cili është gjithashtu në radar të Arsenalit.

Futbollisti 27-vjeçar, i cili ka regjistruar dy paraqitje me kombëtaren e Brazilit, është pjesë e Bournemouthit që nga gushti i vitit 2024 dhe ka kontratë me klubin anglez deri në qershor të vitit 2029.

Evanilson po kalon një periudhë të mirë dhe vlera e tij në tregun e transferimeve, sipas Transfermarkt, vlerësohet në rreth 35 milionë euro.

Përvoja në futbollin anglez mund ta bëjë atë një alternativë interesante për skuadrën e Marescës.

Objektivi tjetër është Nicolo Tresoldi, sulmuesi 22-vjeçar gjerman që aktualisht aktivizohet te Club Brugge. Sipas raportimeve të Het Nieuwsblad dhe La Stampa, Manchester City tashmë ka kontaktuar drejtuesit e klubit belg për të marrë informacion rreth kushteve të mundshme të transferimit.

Megjithatë, gara për shërbimet e tij pritet të jetë e vështirë, pasi çmimi i kërkuar për kartonin e tij raportohet të jetë rreth 70 milionë euro. Në garë për të është edhe Milani, ndërsa interesim për sulmuesin ka shfaqur vazhdimisht edhe Bayern Munichu.

Drejtuesit e Manchester Cityt synojnë të veprojnë me kohë, në mënyrë që të mos mbeten të papërgatitur përballë një largimi të mundshëm të Haalandit.

Gjatë javëve të ardhshme, pritet të intensifikohen kontaktet me Bournemouthin dhe Club Brugge, me synimin që transferimi i një qendërsulmuesi të ri të realizohet gjatë vitit 2027.

You Might Also Like

Zyrtare: Mauricio Pochettino, trajner i ri i Manchester Unitedit

Flaka Loxha shkëlqen në Zagreb, kualifikohet në çerekfinale të Grand Prix

Kapiteni i Izraelit para ndeshjes: Kosova është ekip i shkëlqyer, na pret një pengesë e vështirë

Fatjona Kasapi kualifikohet në çerekfinale të Grand Prix Zagreb 2026

Fatjona Kasapi mposht serben Stojadinov, kalon në raundin tjetër të Grand Prix në Zagreb

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hoti i reagon Vjosa Osmanit: Turizmi politik është aktivitet joetik
Next Article Harry Kane shkruan historinë me Anglinë, katapultohet si legjendë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kallas: Armëpushimi në Ukrainë të paraprijë negociatat me Rusinë
Bota
Zyrtare: Mauricio Pochettino, trajner i ri i Manchester Unitedit
Sport
Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Mbi 12 mijë pacientë në lista të pritjes në 16 klinika të QKUK-së
Kosovë
Kadrijaj: Shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë, qytetarët po përballen me mungesë barnash dhe kosto të larta
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?