By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nga e hëna do të punojë edhe ekspozitura e “ALTA Bankës” në Prilep
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Nga e hëna do të punojë edhe ekspozitura e “ALTA Bankës” në Prilep
EkonomiMaqedoni

Nga e hëna do të punojë edhe ekspozitura e “ALTA Bankës” në Prilep

admin
Last updated: 13/11/2026 13:08
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 13 nëntor, argument.mk/ – Banka Popullore njofton se nga e hëna, më 16 nëntor, do të fillojë punën edhe ekspozitura e Alta Bankës në Prilep. Në këtë ekspoziturë, klientët që kanë llogari pagesore, por nuk posedojnë kartelë bankare, do të mund të tërheqin para të gatshme deri në 20.000 denarë, brenda një periudhe dyjavore, në përputhje me limitin e përcaktuar.

Vazhdojnë të punojnë edhe filialet e „ALTA Bankës“ SHA Manastir në Strumicë dhe Tetovë, si dhe ekspozitura në Shkup, në Qendrën Tregtare „Biser“. Në këto ekspozitura, klientët mund të tërheqin para të gatshme në sportele, brenda kufizimeve të përcaktuara, si dhe të kryejnë pagesa për shërbimet komunale, këstet e kredive dhe nevoja të tjera.

“Kujtojmë se, në kuadër të aktiviteteve për lehtësimin e qasjes në mjetet financiare dhe mundësimin e përmbushjes së papenguar të obligimeve të përditshme financiare, nga 10 nëntori klientët e Bankës mund t’i përdorin shërbimet e bankimit elektronik dhe mobil. Ndërkaq, vazhdojnë të vlejnë limitet e përcaktuara: deri në 15.000 denarë në javë për klientët që posedojnë kartela bankare dhe deri në 20.000 denarë brenda dy javëve për klientët që nuk posedojnë kartela bankare”, thonë nga BP.

Limitet zbatohen në mënyrë të përbashkët për të gjitha llogaritë e klientit në Bankë dhe përfshijnë të gjitha kanalet e pagesave dhe tërheqjes së mjeteve: pagesat me kartela nëpër dyqane dhe përmes internetit, tërheqjen e parave të gatshme nga bankomatet dhe sportelet e ekspoziturave, si dhe pagesat përmes bankimit elektronik dhe mobil.

Gjithashtu, personat fizikë mund t’i përdorin plotësisht mjetet e reja që u transferohen në llogaritë e tyre në “ALTA Bankën” SHA Manastir, nëse këto mjete vijnë nga llogari pagesore të hapura në banka të tjera dhe te ofrues të tjerë të shërbimeve të pagesave. Kjo do të thotë se qytetarët mund t’i përdorin pa kufizim në shumë mjetet që u transferohen në llogaritë e tyre mbi këtë bazë.

Sa u përket lehtësimeve për kompanitë, është mundësuar pagesa e pagave, së bashku me pagesën e tatimeve dhe kontributeve përkatëse, për kompanitë që gjatë tre muajve të fundit kanë paguar rregullisht pagat përmes llogarive të tyre pagesore në Bankë.

You Might Also Like

Mexhiti: Mos e keqpërdorni Badinterin kundër interesave të shqiptarëve!

Fakulteti Pedagogjik i UT-së dhe Northern Illinois University e filluan punën e Bordit Këshillëdhënës të Komunitetit

Kadriu: Provimi i jurisprudencës duhet të jepet në gjuhën shqipe

Dimitrievski: Gjykimet në shqip, në Shqipëri e Kosovë!

Mickoski: Pjesa praktike e provimit të jurisprudencës do të zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Me shqiponjën dykrenare në diplomim! Adem Dalipi nga Kërçova krenon shqiptarët në Amerikë
Next Article Erëra të forta priten në Tetovë, Komuna apelon për kujdes!
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kallas: Armëpushimi në Ukrainë të paraprijë negociatat me Rusinë
Bota
Zyrtare: Mauricio Pochettino, trajner i ri i Manchester Unitedit
Sport
Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Mbi 12 mijë pacientë në lista të pritjes në 16 klinika të QKUK-së
Kosovë
Kadrijaj: Shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë, qytetarët po përballen me mungesë barnash dhe kosto të larta
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?