By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: Pjesa praktike e provimit të jurisprudencës do të zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski: Pjesa praktike e provimit të jurisprudencës do të zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase
Maqedoni

Mickoski: Pjesa praktike e provimit të jurisprudencës do të zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase

admin
Last updated: 13/11/2026 13:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 13 nëntor, argument.mk/ – Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sqaroi se zgjidhja e propozuar për dhënien e provimit të jurisprudencës parashikon dy pjesë, ku pjesa teorike do të mund të jepet në shqip, turqisht ose anglisht, ndërsa pjesa praktike do të jetë ekskluzivisht në maqedonisht dhe çirilik.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, Mickoski theksoi se nuk ka provim jurisprudence që jepet tërësisht në gjuhën shqipe.

Sipas propozimit të dërguar Komisionit të Venedikut, pjesa e parë mbulon pyetje teorike nga studimet universitare, dhe kandidatët që kanë përfunduar arsimin e lartë në një gjuhë tjetër përveç maqedonishtes do të jenë në gjendje të zgjedhin në cilën nga këto gjuhë do ta japin këtë pjesë.

Pjesa e dytë mbulon një simulim të dy gjykimeve gjyqësore – penale dhe civile, dhe do të jepet në maqedonisht dhe çirilik. Mickoski shpjegoi se kjo zgjidhje bazohet në interpretimin e Komisionit të Venedikut të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe në parimin se sistemi gjyqësor funksionon në një gjuhë të përbashkët zyrtare.

Mikoski foili edhe për ndryshimet e propozuara në Kodin Penal ku tha se do të zgjasin periudhën e vjetërsimit apo parashkrimit të veprave penale dhe nuk do të kenë efekt prapaveprues.

Mickoski tha se me propozimin e dorëzuar në Komisionin Evropian i jepet fund dëmit që shkaktoi Qeveria e kaluar që sipas kreu të ekzekutivit tentoi t’i hap rrugën një amnistie me qëllim realizimin e ndryshimeve kushtetuese.

“Këto ndryshime janë për tani e tutje. Nuk mund të vlejnë për të kaluarën. Gjithmonë kur do të dëgjoni nga BDI-ja dhe LSDM-ja se janë për luftë kundër krimit dhe korrupsionit, janë pikërisht ata që i dhanë goditjen sundimit të ligjit dhe luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Kur në flasim për sundim të ligjit, dijeni se ishim ne ata që i dërguam në Bruksel këto dy ligje që do të vlejnë për këtë Qeveri”, deklaroi Hristijan Mickoski.

You Might Also Like

Mexhiti: Mos e keqpërdorni Badinterin kundër interesave të shqiptarëve!

Fakulteti Pedagogjik i UT-së dhe Northern Illinois University e filluan punën e Bordit Këshillëdhënës të Komunitetit

Kadriu: Provimi i jurisprudencës duhet të jepet në gjuhën shqipe

Dimitrievski: Gjykimet në shqip, në Shqipëri e Kosovë!

Erëra të forta priten në Tetovë, Komuna apelon për kujdes!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Erëra të forta priten në Tetovë, Komuna apelon për kujdes!
Next Article Dimitrievski: Gjykimet në shqip, në Shqipëri e Kosovë!
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kallas: Armëpushimi në Ukrainë të paraprijë negociatat me Rusinë
Bota
Zyrtare: Mauricio Pochettino, trajner i ri i Manchester Unitedit
Sport
Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Mbi 12 mijë pacientë në lista të pritjes në 16 klinika të QKUK-së
Kosovë
Kadrijaj: Shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë, qytetarët po përballen me mungesë barnash dhe kosto të larta
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?