Shkup, 16 nëntor, argument.mk/ – Zëvendëskryeministri, Aleksandar Nikolloski, ndodhet për vizitë pune në Vjenë të Austrisë, ku merr pjesë në forumin e 23-të ekonomik të Vjenës.
Edicioni i këtij viti të Forumit mbahet nën moton “Dialogu vjenez për të ardhmen 2026 – vizion i përbashkët për të ardhme të përbashkët, sfida strategjike”, me fokus në bashkëpunimin rajonal ekonomik, integrimin evropian dhe sfidat strategjike.
Në kuadër të Forumit është paraparë fjalim i zëvendëskryeministrit Nikolloski, në panel sesionin “Vizion i përbashkët për bashkëpunim afatgjatë ekonomik”, ku do të flasë për politikat ekonomike dhe bashkëpunimin me vendet e rajonit. Nikolloski do të flasë edhe për projektet strategjike infrastrukturore të cilat po ndërtohen në shtet.
Në Forum është paraparë pjesëmarrje e anëtarëve të Bordit të Forumit ekonomik vjenez, ministra nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfaqësues të BE-së, si dhe përfaqësues të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare.
Krahas promovimit të politikave dhe bashkëpunimit rajonal ekonomik, në Forum do të bisedohet edhe për sfidat dhe zgjerimin e BE-së.
Forumi ekonomik vjenez “Dialogu i Vjenës për të ardhmen 2026” është njohur zyrtarisht nga Komisioni evropian në kuadër të ngjarjes globale të “Forumit për zgjerim të BE-së 2026”.
Qëllimi i Forumit ekonomik të Vjenës është promovim i zhvillimit të ekonomisë rjaonale nga deti Adriatik deri te Deti i Zi dhe më gjerë, si pjesë përbërëse e ekonomisë evropiane dhe globale dhe angazhimin e tyre për bashkëpunim ekonomik rajonal, integrim evropian dhe realizim të vlerave të përbashkëta evropiane një tërë rajonin.

