By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kos: Kundërshtarët synojnë të pengojnë zgjerimin e BE-së dhe të dëmtojnë vendet kandidate
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Kos: Kundërshtarët synojnë të pengojnë zgjerimin e BE-së dhe të dëmtojnë vendet kandidate
Bota

Kos: Kundërshtarët synojnë të pengojnë zgjerimin e BE-së dhe të dëmtojnë vendet kandidate

admin
Last updated: 16/11/2026 11:58
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Bruksel, 16 nëntor, argument.mk/ – Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi sot se vendet kandidate po përballen me kundërshtarë që synojnë të pengojnë procesin e zgjerimit të BE-së dhe të dëmtojnë këto vende, duke theksuar se objektivi kryesor i tyre është vetë Bashkimi Evropian.

“Përballemi me kundërshtarë që duan të nxjerrin nga shinat procesin e zgjerimit dhe të dëmtojnë vendet kandidate, por objektivi kryesor jemi ne: Bashkimi Evropian. Para së gjithash, Rusia, e cila synon të përmbysë procesin e bashkimit evropian”, u shpreh Kos në fjalën e hapjes së Forumit të Zgjerimit të BE-së 2026, në Bruksel.

“Përgjigjja jonë ndaj gjithë kësaj është e qartë: nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë”, shtoi ajo.

Kos theksoi se zgjerimi është rikthyer në qendër të një debati shumë më të gjerë mbi mënyrën se si duhet të formësohet e ardhmja e Evropës, me synimin për të garantuar paqe, liri dhe prosperitet në dekadat e ardhshme.

“Zgjerimi i sotëm po zhvillohet në një kontekst gjeopolitik shumë më konkurrues”, vuri në dukje komisionerja, duke nënvizuar se asnjëherë në historinë e integrimit evropian nuk ka qenë politikisht kaq e vështirë të çohet përpara procesi i zgjerimit.

“Le ta shfrytëzojmë këtë moment për të ndërtuar një Evropë më të madhe dhe më të fortë, të aftë për të përcaktuar të ardhmen e saj”, përfundoi Kos.

Deklarata u bë në hapje të Forumit të dytë të Zgjerimit të BE-së, me temë “Evropë më e gjerë – Evropë më e fortë”, që zhvillohet sot në Bruksel

Ky është Forumi i dytë që mbahet në Bruksel për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Vetëm pak ditë më parë, vendet kandidate u ftuan bashkë me anëtarët në një tryezë në Dublin, në Samitin e 9-të të Komunitetit Politik Evropian të BE-së.

Shqipëria është një nga dy vendet kanditate për t’u anëtarësuar në BE brenda kësaj dekade. Me udhërrëfyesin e KE-së, negociatat kanë një afat mbylljeje deri në dhjetor 2027, kurse anëtarësimi mund të ndodhë para vitit 2030.

You Might Also Like

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor

Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit

SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon

Trump: Mund të takohem edhe me Kim Jong Un në Kinë

Prodhimi industrial në Eurozonë shënon rritje në shtator, pas katër muajsh rënieje

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zgjerimi i BE-së, Von der Leyen: Shqipëria po bën përparim të jashtëzakonshëm
Next Article Larg më i mirë: Edon Zhegrova, më së shumti driblime të suksesshme në Ligën e Kombeve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?