By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Presionet ndaj Mihajllovës, Petrova thotë se rasti mbetet enigmatik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Presionet ndaj Mihajllovës, Petrova thotë se rasti mbetet enigmatik
Maqedoni

Presionet ndaj Mihajllovës, Petrova thotë se rasti mbetet enigmatik

admin
Last updated: 16/11/2026 13:13
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 16 nëntor, argument.mk/ – Presionet e pretenduara ndaj Iva Mihajllovës dhe përfshirja e shërbimeve sekrete bullgare po hapin një debat të ri në Sofje.

Ministrja e Jashtme bullgare, Velisllava Petrova, pas publikimit të incizimeve në të cilat Mihajllova pretendon se është shantazhuar nga shërbimet sekrete, deklaroi se çështja nuk është në kompetencë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe se për të mbetet e paqartë se nga kanë ardhur informacionet për presionet.

“Sa kam parë nga deklarata e Iva Mihajllovës, ajo vetë pretendon se nuk ka qenë e ekspozuar ndaj presionit, kështu që për mua është paksa enigmatike se nga është shfaqur një informacion i tillë“, tha Velisllava Petrova, Ministre e Jashtme e Bullgarisë.

Skandali në Bullgari shpërtheu pasi YouTuber-i Stanisllav Canov publikoi incizime të bisedave me Mihajllovën, në të cilat ajo pretendon se zyrtarë të Shërbimeve Sekrete Bullgare e kanë kërcënuar me ndërprerjen e ndihmës për trajtim mjekësor dhe të mbrojtjes juridike, nëse ajo nuk paraqitej në një emision të caktuar.

Opozita bullgare kërkoi hetim dhe dorëheqjen e drejtorit të DANS-it, ndërsa shërbimi sekret i hodhi poshtë kategorikisht akuzat dhe vuri në pikëpyetje vërtetësinë e incizimeve.

Ndërkohë, Mihajllova publikoi një deklaratë ku theksoi se askush në Bullgari nuk e kishte detyruar për asgjë dhe kërkoi që ta linin të qetë për të vazhduar trajtimin e saj mjekësor.

Petrova sot shprehu gjithashtu dyshime lidhur me paralajmërimet se rasti do të paraqitet pranë institucioneve evropiane, duke theksuar se nuk është e qartë se çfarë saktësisht do t’u prezantohej atyre.

Gazetari Stanisllav Canov , i cili drejton një kanal në YouTube ” e paraqiti Iva Mihajlovën si “peng” i Agjencisë Bullgare të Sigurisë Kombëtare (DANS). Sipas gazetarit, ai dhe Mihajllova po planifikonin të regjistronin një podcast më 3 nëntor, por disa orë më parë, DANS kontaktoi Mihajllovën, duke e ndaluar atë të merrte pjesë në program dhe duke e urdhëruar të takohej me gazetarin bullgar Martin Karbovski.

Siç deklaroi Mihajllova në regjistrim, ajo planifikonte të diskutonte “të gjitha rastet e bullgarëve të torturuar në Maqedoni” me Canovin, por u pengua nga DANS dhe në fund nuk shkoi në takim sepse nuk donte të rrezikonte t’i nënshtrohej rehabilitimit të specializuar.

You Might Also Like

Lukarevska: Çdo i treti fëmijë jeton nën pragun e varfërisë, buxheti i ri shkurton nga më të rrezikuarit

Kristijan Koraboski, dhunuesi i 26-vjeçares në Ohër kishte 1.29 promil alkool në gjak

Kovaçevski: Investime të reduktuara në spitale, shkolla dhe bujqësi, buxheti i ri nuk sjell një standard më të mirë jetese

Forumi i Grave i VLEN-it kërkon drejtësi të paanshme për viktimat e dhunës ndaj grave!

Mickoski dënon rrahjen e vajzës në Ohër: Autori i sulmit do të përballet me drejtësinë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Klauzola e fshehtë që mund t’ia shuajë ëndrrën Joao Felixit për rikthimin te Barcelona
Next Article Agim Ademi thirrje yjeve shqiptarë: Nëse jo te Kosova, shkoni te Shqipëria
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?