By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Real Madridi refuzon ofertën prej 60 milionë eurosh për Endrickun
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Real Madridi refuzon ofertën prej 60 milionë eurosh për Endrickun
Sport

Real Madridi refuzon ofertën prej 60 milionë eurosh për Endrickun

admin
Last updated: 16/11/2026 13:49
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Endricku mund të mbetet te Real Madridi edhe gjatë pjesës së dytë të sezonit, pavarësisht minutave të pakta që ka marrë deri më tani.

Trajneri Jose Mourinho nuk dëshiron të heqë dorë nga sulmuesi brazilian, duke bllokuar kështu mundësinë e largimit të tij në afatin kalimtar të janarit 2027.

Sipas raportimeve të mediumit italian Corriere dello Sport, AC Milani ka përgatitur një ofertë prej 60 milionë eurosh, me mundësi përfitimi edhe të 10 milionë eurove të tjera përmes bonuseve.

Në marrëveshje parashihet gjithashtu një klauzolë riblerjeje prej 80 milionë eurosh, e cila do t’i mundësonte klubit madrilen ta rikthente futbollistin në të ardhmen.

Megjithatë, Mourinho nuk është i gatshëm ta lejojë largimin e 20-vjeçarit. Strategu portugez beson se Endricku mund të ketë një rol më të rëndësishëm në muajt e ardhshëm dhe dëshiron ta mbajë në skuadër, me synimin për t’i dhënë gradualisht më shumë hapësirë në fushë.

Deri në ndërprerjen e fundit të kampionateve për shkak të angazhimeve të kombëtareve, sulmuesi brazilian kishte regjistruar vetëm 141 minuta në shtatë paraqitje zyrtare në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Kjo është dukshëm më pak sesa pritej pas transferimit të tij nga Palmeiras në vitin 2024, kur Real Madridi e afroi si një prej talenteve më premtues për të ardhmen.

Interesimi i Milanit lidhet pikërisht me minutazhin e kufizuar të futbollistit, pasi klubi italian synon ta përforcojë repartin ofensiv gjatë afatit kalimtar dimëror.

Përveç transferimit të drejtpërdrejtë, në tavolinë është diskutuar edhe mundësia e një huazimi fillestar me opsion ose detyrim blerjeje.

Në garë për shërbimet e brazilianit është edhe Roma, e cila gjithashtu ka shqyrtuar mundësinë e transferimit të tij në formë huazimi. Megjithatë, qëndrimi i Mourinhos e vështirëson realizimin e këtyre planeve.

Milani ka edhe disa lidhje që mund ta lehtësojnë afrimin e futbollistit. Në këtë proces mund të përfshihet edhe ish-ylli brazilian Kaka, i cili, sipas raportimeve nga Italia, mund të përpiqet ta bindë Endrickun për një kalim në Serie A.

Për momentin, e ardhmja e sulmuesit mbetet e lidhur me vendimin e Mourinhos dhe hapësirën që do t’i ofrojë deri në hapjen e afatit kalimtar të janarit.

Pavarësisht interesimit nga Italia dhe ofertës së majme të Milanit, trajneri portugez dëshiron ta mbajë Endrickun në Madrid.

You Might Also Like

Ylli i madh i Man Utd në radarët e Barcelonës dhe Atletico Madridit

Messi distancohet nga drejtuesit e futbollit argjentinas për të mbrojtur imazhin e tij

KM LIRIA kualifikohet për medaljen e bronztë në France Pro League 2026

Agim Ademi thirrje yjeve shqiptarë: Nëse jo te Kosova, shkoni te Shqipëria

Klauzola e fshehtë që mund t’ia shuajë ëndrrën Joao Felixit për rikthimin te Barcelona

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ​Avokati i Popullit hap zyrë në veri, qytetarët e 4 komunave mund të paraqesin ankesat
Next Article Zgjodhi numrat me vajzën e tij, amerikani fiton lotarinë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?