By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në Tetovë hapet ekspozita “Këmbanat ekologjike” me 800 shishe plastike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në Tetovë hapet ekspozita “Këmbanat ekologjike” me 800 shishe plastike
Maqedoni

Në Tetovë hapet ekspozita “Këmbanat ekologjike” me 800 shishe plastike

admin
Last updated: 16/11/2026 14:02
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 16 nëntor, argument.mk/ – Në Tetovë është hapur ekspozita “këmbanat ekologjike”, e cila përmes një instalacioni unaikaldërgon mesazh të fuqishëm për mbrojtjen e ujërave, menaxhimit të përgjegjshëm me mbeturinat dhe kujdesit për mjedisin jetësor. Autorët e veprave të vendosura janë artistët Nehat Beqiri dhe Behar Fetari nga Maqedonia dhe artistja Sharlot Kin nga Zvicra. Ekspozita, e cila do të vendoset në galerinë artistike Hamami i vjetër turk në Tetovë më 17 nëntor, mbahet në kuadër të ngjarjes “Ditët e Vardarit” që e organizon Programi zviceran për menaxhim, shfrytëzim dhe mbrojtje të ujërave.

Instalacioni i Feratit dhe Beqirit përbëhet nga rreth 800 shishe plastike të vendosura mbi një pishinë me ujë, të cilat simbolizojnë këmbana si një lloj alafrmi për zgjim të ndërgjegjës për kujdes më të madh dhe më të dedikuar për resurset natyrore, sidomos ujërat. Ata kanë krijuar vepër arti nga shishet e recikluara të plastikës, material që zakonisht konsiderohet mbeturinë.

“Këmbanat në këtë instalacion nuk janë thjesht objekte arti, por simbole që na ftojnë të reflektojmë mbi përgjegjësinë tonë ndaj mjedisit natyror. Instalacioni është konceptuar si një lloj qielli që qëndron pezull mbi vizitorët, duke përcjellë idenë se ajo që lëmë nën këmbët tona sot mund të jetë një ditë mbi kokat tona”, thotë Ferati, i cili është edhe kuratori i ekspozitës.

Koncepti dhe ideja për instalacionin është e Beqirit, por në përpunimin e veprës janë përfshirë si vullnetarë nxënës të shkollave të mesme, si dhe një pesë e studentëve dhe të punësuarve në Universitetin e Evropës Juglindore.

“Kjo vepër tregon se arti mund t’u japë jetë të re dhe rëndësi të re materialeve që shoqëria i konsideron shpesh si të pavlera. Përmes këtij instalacioni dëshirojmë të nxisim ndërgjegjës kolektive për zvogëlimin e mbeturinës plastike, mbrojtje të resurseve ujore dhe ruajtje të natyrës për gjeneratat e ardhshme”, sqaroi Ferati.

Ekspozita përfshin gjithashtu një vepër arti në një pëlhurë disametërshe që u krijua në Shkup në mars të këtij viti nga artistja dhe aktivistja mjedisore me famë botërore, Sharlot Kin, e cila jeton dhe punon në Gjenevë. Ekspozita transmeton gjithashtu një video të performancës së saj skenike dhe muzikore përmes së cilës ajo dërgoi një mesazh se uji nuk është vetëm një burim, por edhe vlerë, lëvizje dhe jetë.

Programin për menaxhim, përdorim dhe mbrojtje të ujërave e mbështet Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në përgatitjen e Planit të parë të menaxhimit të pellgut të lumit Vardar, i cili mbulon pothuajse 80 për qind të trupave ujorë të vendit.

“Duke mbështetur këtë ekspozitë, ne duam t’u dërgojmë një mesazh qytetarëve, jo vetëm që ta mbrojnë dhe ta përdorin ujin në mënyrë të përgjegjshme, por edhe të përfshihen në përgatitjen e këtij plani, sepse ai përcakton kryesisht se çfarë lloj uji do të kemi për pirje dhe ujitje, por edhe çfarë do t’u lëmë brezave të ardhshëm”, tha Jan Kuiatkovski, udhëheqës i ekipit të Programit të ujit.

Në muajt e fundit, janë mbajtur konsultime publike në lidhje me Raportin e përkohshëm mbi çështje të rëndësishme që lidhen me menaxhimin e ujërave në pellgun e lumit Vardar, por qytetarët ende mund të kontribuojnë në këtë proces duke plotësuar një pyetësor online mbi rreziqet kryesore dhe rekomandimet për tejkalimin e tyre.

Programin për menaxhim, përdorim dhe mbrojtje të ujërave është i Qeverisë së Zvicrës, nën kujdesin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, dhe zbatohet nga konsorciumi Scat Consulting Ltd. dhe PointPro Consulting.

You Might Also Like

Lukarevska: Çdo i treti fëmijë jeton nën pragun e varfërisë, buxheti i ri shkurton nga më të rrezikuarit

Kristijan Koraboski, dhunuesi i 26-vjeçares në Ohër kishte 1.29 promil alkool në gjak

Kovaçevski: Investime të reduktuara në spitale, shkolla dhe bujqësi, buxheti i ri nuk sjell një standard më të mirë jetese

Forumi i Grave i VLEN-it kërkon drejtësi të paanshme për viktimat e dhunës ndaj grave!

Mickoski dënon rrahjen e vajzës në Ohër: Autori i sulmit do të përballet me drejtësinë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zgjodhi numrat me vajzën e tij, amerikani fiton lotarinë
Next Article Shasivari: Zero tolerancë ndaj dhunës kundër grave
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?