By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shasivari: Zero tolerancë ndaj dhunës kundër grave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shasivari: Zero tolerancë ndaj dhunës kundër grave
MaqedoniTOP LAJM

Shasivari: Zero tolerancë ndaj dhunës kundër grave

admin
Last updated: 16/11/2026 14:03
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 16 nëntor, argument.mk/ – Rasti i vajzës 26-vjeçare nga Ohri, e cila u rrah brutalisht, si dhe tragjedia e fundit me vajzën 17-vjeçare që humbi jetën, janë paralajmërime serioze se dhuna ndaj grave kërkon një përgjigje të pakompromis nga institucionet.

Ministri i Drejtësisë, dr. Jeton Shasivari, dënon ashpër çdo formë të dhunës ndaj grave, duke theksuar se dhuna nuk ka asnjë justifikim, nuk ka vend për relativizimin e saj dhe nuk mund të ketë tolerancë ndaj përpjekjeve për fshehjen e rasteve apo ndikimin në procedurat ligjore.

Ministri pret që të gjitha institucionet kompetente, secili brenda kompetencave të veta ligjore, të veprojnë me profesionalizëm, në kohë, pa selektivitet dhe me përgjegjësi të plotë. Policia, prokuroria dhe gjykatat duhet të kryejnë detyrat e tyre pa presione, pa privilegje dhe pa standarde të dyfishta. Çdo lëshim eventual, mosveprim apo ndikim i paligjshëm duhet t’i nënshtrohet verifikimit përkatës dhe përcaktimit të përgjegjësisë.

Shteti ka detyrim ligjor dhe mekanizma juridikë për mbrojtjen e viktimave dhe ndëshkimin e autorëve. Me Kodin e ri Penal forcohet më tej mbrojtja penalo-juridike nga dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore. Parashikohen dënime me burg për format më të rënda të dhunës, ndërsa për vepra të caktuara penale në kontekstin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore parashikohet ndjekja penale sipas detyrës zyrtare, pa ia bartur viktimës barrën e procedurës.

Megjithatë, ligjet nuk duhet të mbeten vetëm dispozita të shkruara. Ato duhet të zbatohen me përpikëri. Çdo denoncim duhet të trajtohet me seriozitet, çdo rrezik duhet të identifikohet në kohë dhe çdo viktimë duhet të marrë mbrojtjen e duhur.

Asnjë grua nuk duhet të jetojë me frikë. Asnjë vajzë nuk duhet të pyesë veten nëse shteti do ta mbrojë. Dhe asnjë autor i dhunës nuk duhet të besojë se mund të mbetet i paprekshëm.

Mbrojtja e viktimave duhet të jetë prioritet, ligji duhet të vlejë njësoj për të gjithë, ndërsa përgjegjësia duhet të jetë rregull dhe jo përjashtim.

Dhuna duhet të ndalet, institucionet duhet të veprojnë dhe përgjegjësia duhet të jetë e pashmangshme!

You Might Also Like

Lukarevska: Çdo i treti fëmijë jeton nën pragun e varfërisë, buxheti i ri shkurton nga më të rrezikuarit

Kristijan Koraboski, dhunuesi i 26-vjeçares në Ohër kishte 1.29 promil alkool në gjak

Kovaçevski: Investime të reduktuara në spitale, shkolla dhe bujqësi, buxheti i ri nuk sjell një standard më të mirë jetese

Forumi i Grave i VLEN-it kërkon drejtësi të paanshme për viktimat e dhunës ndaj grave!

Mickoski dënon rrahjen e vajzës në Ohër: Autori i sulmit do të përballet me drejtësinë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në Tetovë hapet ekspozita “Këmbanat ekologjike” me 800 shishe plastike
Next Article Gashi: Jemi të angazhuar për një marrëveshje rreth Ligjit për Përfaqësim të Drejtë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?