By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gashi: Jemi të angazhuar për një marrëveshje rreth Ligjit për Përfaqësim të Drejtë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gashi: Jemi të angazhuar për një marrëveshje rreth Ligjit për Përfaqësim të Drejtë
Maqedoni

Gashi: Jemi të angazhuar për një marrëveshje rreth Ligjit për Përfaqësim të Drejtë

admin
Last updated: 16/11/2026 14:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 16 nëntor, argument.mk/ – Edhe pesë muaj pas shtyrjes së votimit, ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat ende nuk është rikthyer në procedurë parlamentare. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka deklaruar se deri më tani nuk është arritur konsensus mes deputetëve për votimin e tij me shumicën e Badenterit.

Gashi bëri të ditur se për këtë çështje po zhvillohen përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje, ndërsa ligji do të vendoset në rend dite sapo të krijohen kushtet e nevojshme.

Propozimi ligjor synon të plotësojë zbrazëtirën juridike të krijuar pas shfuqizimit të mekanizmit të balancuesit, duke vendosur një kornizë të re për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në institucionet publike.

Edhe pse projektligji i ka votat e nevojshme në kuadër të shumicës parlamentare, ai përballet me kundërshtimin e opozitës. Mungesa e mbështetjes për votimin me Badenter ka bërë që procedura të mbetet e bllokuar.

Ndërkohë, kjo situatë nuk prek vetëm ligjin për përfaqësim të drejtë. Në Kuvend kanë mbetur të bllokuara edhe projektligji për vetëqeverisje lokale, ai për arsimin e lartë, si dhe disa ligje të tjera që lidhen me fushën e arsimit, për të cilat kërkohet mbështetja sipas parimit të Badenterit.

Përderisa nuk ka marrëveshje mes grupeve parlamentare, mbetet e paqartë se kur këto çështje do të rikthehen në procedurë dhe do të marrin epilog në Kuvend.

You Might Also Like

Lukarevska: Çdo i treti fëmijë jeton nën pragun e varfërisë, buxheti i ri shkurton nga më të rrezikuarit

Kristijan Koraboski, dhunuesi i 26-vjeçares në Ohër kishte 1.29 promil alkool në gjak

Kovaçevski: Investime të reduktuara në spitale, shkolla dhe bujqësi, buxheti i ri nuk sjell një standard më të mirë jetese

Forumi i Grave i VLEN-it kërkon drejtësi të paanshme për viktimat e dhunës ndaj grave!

Mickoski dënon rrahjen e vajzës në Ohër: Autori i sulmit do të përballet me drejtësinë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shasivari: Zero tolerancë ndaj dhunës kundër grave
Next Article Saveski: Kohëzgjatja e hetimeve nuk duhet t’i dekurajojë qytetarët të raportojnë veprat penale
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?