By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Izet Mexhiti viziton Strugën: Në fokus investimet, Korridori 8 dhe zhvillimi i turizmit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Izet Mexhiti viziton Strugën: Në fokus investimet, Korridori 8 dhe zhvillimi i turizmit
Maqedoni

Izet Mexhiti viziton Strugën: Në fokus investimet, Korridori 8 dhe zhvillimi i turizmit

admin
Last updated: 16/11/2026 16:47
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 16 nëntor, argument.mk/ – Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka qëndruar sot për vizitë në Strugë, ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, Mendi Qyra, për të diskutuar projektet që po realizohen dhe investimet e nevojshme për zhvillimin e qytetit dhe fshatrave përreth.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mexhiti ka bërë të ditur se në këtë vizitë kanë marrë pjesë edhe ministra, zëvendësministra, deputetë dhe kryetarë komunash, me të cilët janë diskutuar disa nga çështjet kryesore që lidhen me zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të Strugës.

Në qendër të diskutimeve kanë qenë përmirësimi i infrastrukturës, rëndësia e Korridorit 8, zhvillimi i turizmit, si dhe menaxhimi i bregut të Liqenit të Ohrit.

Mexhiti ka theksuar se realizimi i këtyre projekteve kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet pushtetit lokal dhe institucioneve qendrore, në mënyrë që investimet dhe nevojat e qytetarëve të trajtohen në mënyrë të koordinuar.

“Për t’i çuar përpara këto projekte, duhet bashkëpunim i vazhdueshëm mes komunës dhe institucioneve qendrore. Prandaj jemi në terren, për t’i parë nevojat nga afër dhe për t’i bashkërenduar punët me ata që kanë përgjegjësi për zgjidhjen e tyre”, ka shkruar Mexhiti.

Vizita është përqendruar në identifikimin e nevojave konkrete të Strugës dhe në koordinimin institucional për avancimin e projekteve që synojnë përmirësimin e infrastrukturës, zhvillimin e turizmit dhe krijimin e kushteve më të mira për banorët e qytetit dhe zonave përreth.argument.mk/

You Might Also Like

Lukarevska: Çdo i treti fëmijë jeton nën pragun e varfërisë, buxheti i ri shkurton nga më të rrezikuarit

Kristijan Koraboski, dhunuesi i 26-vjeçares në Ohër kishte 1.29 promil alkool në gjak

Kovaçevski: Investime të reduktuara në spitale, shkolla dhe bujqësi, buxheti i ri nuk sjell një standard më të mirë jetese

Forumi i Grave i VLEN-it kërkon drejtësi të paanshme për viktimat e dhunës ndaj grave!

Mickoski dënon rrahjen e vajzës në Ohër: Autori i sulmit do të përballet me drejtësinë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article YouTube, Facebook apo TikTok? Ja cilin rrjet social përdorin më shumë amerikanët
Next Article Telegram bllokohet në Jordani, autoritetet zbulojnë arsyet e vendimit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?