By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Neville zbulon gjashtë lojtarët që Pochettino duhet t’i largojë menjëherë nga Man Utd
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Neville zbulon gjashtë lojtarët që Pochettino duhet t’i largojë menjëherë nga Man Utd
Sport

Neville zbulon gjashtë lojtarët që Pochettino duhet t’i largojë menjëherë nga Man Utd

admin
Last updated: 18/11/2026 09:15
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gary Neville ka zbuluar gjashtë lojtarët që Mauricio Pochettino duhet t’i largojë nga Manchester Unitedi sapo të marrë drejtimin e klubit.

Më 18 nëntor, trajneri argjentinas do të marrë zyrtarisht drejtimin e “Djajve të Kuq”, pas shkarkimit të Michael Carrick në fillim të pushimit ndërkombëtar.

Pochettinon e pret një punë e vështirë në Old Trafford, pasi disa futbollistë thuhet se nuk janë të kënaqur me situatën aktuale në klub. Për këtë arsye, legjenda e Unitedit, Gary Neville, ka propozuar një revolucion në skuadër, duke përmendur emrat e gjashtë lojtarëve që duhet të largohen.

Duke folur në emisionin The Overlap Daily’s Stick to United, Neville nuk ngurroi t’i përmendte emrat e futbollistëve që nuk i sheh më pjesë të projektit të ardhshëm.

“Nëse i shikoni lojtarët që janë aktualisht aty, Martinez do të largohej, De Ligt do të largohej, Mazraoui do të largohej dhe Mount do të largohej. Kjo është vala e parë, verën e ardhshme”, deklaroi Neville.

Ai më pas shtoi edhe dy emra të tjerë në listën e largimeve të mundshme: Marcus Rashford dhe Joshua Zirkzee.

“Rashfordin, nëse mundesh, dhe Zirkzeen. Gjashtë lojtarë”, u shpreh ish-mbrojtësi anglez.

Neville foli edhe për të ardhmen e talentit të ri Ayden Heaven, duke sugjeruar që mbrojtësi të huazohet në një klub të Championshipit sezonin e ardhshëm, në mënyrë që të fitojë më shumë përvojë dhe minuta në fushë.

Megjithatë, sipas tij, Pochettino duhet të jetë i vendosur që asnjë lojtar të mos largohet gjatë afatit kalimtar të janarit, por të gjitha ndryshimet të realizohen në verën e ardhshme.

Por revolucioni i propozuar nga Neville nuk do të përfundonte me kaq. Ai parashikon edhe një valë të dytë largimesh një vit më vonë, ku përmendi Luke Shaw, Harry Maguire, Diogo Dalot dhe Bruno Fernandes.

You Might Also Like

Agjenti i Guardiolës zbulon ofertat nga Arabia Saudite dhe vendimin e trajnerit

Chelsea planifikon një sulm të çmendur prej 180 milionë eurosh për dy yjet e Barcelonës

Zyrtare: Arda Guler nënshkruan kontratë afatgjate me Real Madridin

Gjëja më bezdisëse nga Kupa e Botës 2026 do të mbetet në përdorim edhe për Kupën e Botës të ardhshme

Rezultatet e dobëta i kushtojnë Kosovës, “Dardanët” pësojnë rënie në renditjen e FIFA-s

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rasti i Arlinda Zekajt, Komisioni hetimor mban sot mbledhje – intervistohen pesë dëshmitarë para deputetëve, mes tyre kryetari i Pejës
Next Article Yamal mbetet i impresionuar nga ylli anglez, Barcelona përgatit goditjen nga Liga Premier
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Kosovë
Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë
Auto
Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik
Maqedoni
Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?