By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sot mblidhen 7 komisione parlamentare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Sot mblidhen 7 komisione parlamentare
Kosovë

Sot mblidhen 7 komisione parlamentare

admin
Last updated: 18/11/2026 09:34
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 18 nëntor, argument.mk/ – Kuvendi i Kosovës do të ketë një agjendë të ngjeshur të punimeve gjatë ditës së sotme, ku shtatë komisione parlamentare do të zhvillojnë mbledhje për çështje të ndryshme, që nga hetimi i vrasjes së Arlinda Zekajt, përzgjedhja e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, deri te mbikëqyrja e financave publike dhe çështjet e sigurisë.

Aktivitetet nisin në orën 08:30, me mbledhjen e Komisionit Hetimor Parlamentar, i cili do të diskutojë për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt. Mbledhja do të mbahet në sallën N-10, shkruan IndeksOnline.

Para Komisionit pritet të paraqiten Toska Gega, menaxhere e rastit në Qendrën për Punë Sociale (QPS) në Pejë; Durim Kelmendi, udhëheqës në QPS; Shpat Morina, zyrtar i kësaj qendre; Shpresa Lukaj, drejtuese e QPS-së në Pejë; si dhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Në orën 09:30, Komisioni i Posaçëm për Shqyrtimin e Kandidatëve për Emërim në Gjykatën Kushtetuese do të organizojë testimin me shkrim të kandidatëve për gjyqtarë të kësaj gjykate, në sallën N-506.

Ndërkaq, në orën 10:00, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të shqyrtojë Raportin e Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” për vitin 2025. Në këtë mbledhje janë ftuar kryeshefi ekzekutiv dhe kryesuesi i bordit.

Në orën 11:00 janë paraparë tri aktivitete të komisioneve parlamentare.

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të presë në takim gjeneral brigade Thomas Schulte-Borghoff, drejtor i NALT-it në Kosovë.

Në të njëjtën kohë, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të zhvillojë takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Po ashtu, Komisioni për Buxhet do të shqyrtojë raportin vjetor financiar të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2025.

Aktiviteti i fundit i paraparë në agjendën e ditës do të mbahet në orën 13:00. Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione do të diskutojë për formimin e Panelit Përzgjedhës, i cili do të shqyrtojë aplikacionet dhe do të intervistojë kandidatët për pozitën e Avokatit të Popullit.

You Might Also Like

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit

Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin

Fëllanza Podrimja emërohet zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Kurti: Mbi 80% e aktiviteteve për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian janë përmbushur

Sveçla: Aplikimi për lejeqëndrim në Kosovë tashmë mund të bëhet online përmes e-Kosovës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë pranë Parkut të Liqenit, drejt jetësimit
Next Article BE-ja nuk pritet t’i kërkojë menjëherë Serbisë njohjen e Kosovës, Wesslau: Dialogu duhet të rikthehet
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Kosovë
Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë
Auto
Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik
Maqedoni
Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?