By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pas lajmit të publikuar në “plusinfo.mk”, reagon Sefer Selimi: Mendimi im nuk ndikohet nga interesa partiake
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pas lajmit të publikuar në “plusinfo.mk”, reagon Sefer Selimi: Mendimi im nuk ndikohet nga interesa partiake
Maqedoni

Pas lajmit të publikuar në “plusinfo.mk”, reagon Sefer Selimi: Mendimi im nuk ndikohet nga interesa partiake

admin
Last updated: 28/11/2026 12:44
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 nëntor, Argument – Pas lajmit të publikuar në “plusinfo.mk“, me titullin “BDI drejt një përçarjeje të madhe: Kush e nxit Sefer Selimin të shkruajë kundër Artan Grubit?”, përmes një postimi në Facebook ka reaguar analisti dhe njohësi i çështjeve politike, Sefer Selimi.

Selimi ka deklaruar se qëndrimet e tij publike nuk ndikohen nga interesa partiake apo përplasjet dhe klanet brenda partive politike. Ai ka thënë se nuk ka ngurruar dhe nuk do të ngurrojë të shprehë mendimin e tij, duke theksuar se është i vetëdijshëm se jo gjithmonë mund të ketë të drejtë.

“Mendimi im nuk ndikohet nga interesa partiake, as nga përplasjet apo klanet brenda partive. Nuk kam ngurruar dhe as do të ngurroj ta them mendimin tim duke qenë i vetëdijshëm se jo gjithmonë kam të drejtë”, ka shkruar Selimi.

Ai ka reaguar edhe ndaj portaleve që, sipas tij, shërbejnë si “instrumente parapolitike të propagandës së qeverisë”, duke thënë se kritikat e tilla nuk mund ta dekurajojnë atë në qëndrimet e tij.

“Nuk jam arsyetuar dhe nuk do të arsyetohem për mendimin tim politik, ashtu siç nuk do të akuzoj askënd për mënyrën se si e ka kuptuar apo interpretuar atë që kam thënë”, ka theksuar ai.

Selimi ka përmendur edhe disa prej figurave politike ndaj të cilëve, sipas tij, ka qenë kritik edhe në periudhën kur kanë pasur ndikim të madh politik.

“Kam qenë kritik i Artanit, Bujarit, Arbenave, Zijadinit e Aliut kur kanë qenë në zenitin e pushtetit të tyre. E bëj edhe me këta që janë sot në pushtet, duke filluar nga kryeministri Mickoski e deri te të papushtetshmit e VLEN-it”, ka shkruar Selimi.

Sipas tij, roli i atyre që merren me analizë dhe debat publik duhet të jetë kritika dhe angazhimi për interesin e përgjithshëm, pa u pozicionuar domosdoshmërisht kundër një individi apo subjekti politik.

“Detyra jonë është kjo. Qëllimi nuk duhet të jetë të jesh kundër dikujt, por të veprosh për të mirën e përgjithshme”, është shprehur ai.

Në reagimin e tij, Selimi ka folur edhe për mënyrën se si perceptohen qëndrimet dhe atributet që u atribuohen individëve, duke thënë se perceptimi i të tjerëve nuk duhet të jetë përcaktues për qëndrimet personale.

“Atributet që dikush t’i jep janë çështje perceptimi. Realiteti dhe raporti yt me të janë e vetmja shtysë që të mban në vertikalen e qenies sate individuale dhe publike. Pa harruar asnjëherë qëllimin!”, ka shkruar ai.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Snopçe: Studentët nuk frikësohen me metoda nga sistemi i mëparshëm komunist
Next Article “Lotaria”, ekspertja Popovska: Nuk kam konstatuar shkelje të procedurës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?