By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Xi pret Trump me një përqafim në aeroport, përpara samitit të APEC-ut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Xi pret Trump me një përqafim në aeroport, përpara samitit të APEC-ut
Bota

Xi pret Trump me një përqafim në aeroport, përpara samitit të APEC-ut

admin
Last updated: 28/11/2026 12:46
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 18 nëntor, Argument – Presidenti kinez, Xi Jinping mirëpriti personalisht sot presidentin amerikan, Donald Trump në aeroportin e Shenzhenit, në jug të Kinës.

Pamjet e transmetuara drejtpërdrejt nga televizioni kinez treguan dy liderët ndërsa përqafoheshin.

Sipas raportimeve të medieve shtetërore kineze, Xi i kujtoi Trumpit se edhe ky i fundit e kishte pritur në aeroport gjatë vizitës së tij në SHBA në shtator.

“Kina është një vend ku vlerësohet mirësjellja dhe mirësjellja duhet të shpërblehet me të njëjtën monedhë”, i tha Xi presidentit amerikan.

Përqafimet gjatë vizitave të krerëve të shteteve apo takimeve diplomatike janë jashtëzakonisht të rralla në Kinë.

Në vitin 2024, Xi dhe presidenti rus, Vladimir Putin shkëmbyen një përqafim gjatë një takimi në Pekin.

Putini ka udhëtuar gjithashtu drejt Shenzhenit për të marrë pjesë në samitin e APEC-ut. Xi i është referuar prej kohësh atij si një “mik i vjetër”, por një ditë më parë nuk e priti personalisht në aeroport.

Në vend të tij, presidentin rus e mirëpriti Cai Qi, shefi i kabinetit dhe një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Xi Jinping.

Ndërkohë, prej kohësh ka pasur spekulime për një përqafim të mundshëm mes Trump dhe Putinit.

Në mesin e prillit, në kontekstin e konfliktit me Iranin dhe krizës në Ngushticën e Hormuzit, Trump shkroi në rrjetet sociale se Kina ishte “shumë e kënaqur” që ai po garantonte mbajtjen hapur të kësaj rruge të rëndësishme detare.

“Presidenti Xi do të më japë një përqafim të madh e të ngrohtë kur të jem atje pas disa javësh”, shkroi ai në atë kohë.

Megjithatë, gjatë qëndrimit të Trump në kryeqytetin kinez në mesin e majit, si dhe gjatë vizitës së Xi-së në Uashington në shtator, dy presidentët nuk u përqafuan.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Trumpi dhe Putini shtrëngojnë duart, takohen pas më shumë se një viti
Next Article Ibrahimaj: Dyfishohen shtesat mujore për pensionistët, 24 miliardë lekë për rritjen e të ardhurave

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?