By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bullgaria neutralizon një operacion pesëvjeçar spiunazhi kibernetik ndaj institucioneve shtetërore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Bullgaria neutralizon një operacion pesëvjeçar spiunazhi kibernetik ndaj institucioneve shtetërore
Bota

Bullgaria neutralizon një operacion pesëvjeçar spiunazhi kibernetik ndaj institucioneve shtetërore

admin
Last updated: 28/11/2026 12:46
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Sofje, 18 nëntor, Argument – Bullgaria ka arritur të neutralizoje operacionin më të gjatë të njohur të spiunazhit kibernetik ndaj administratës shtetërore të vendit, deklaroi ministri i Inovacionit dhe Transformimit Digjital, Ivan Vasilev, gjatë një konferencë për shtyp në Këshillin e Ministrave.

Sipas ministrit, gjatë operacionit janë shkarkuar ilegalisht të paktën 130 gigabajt dokumente qeveritare, ekuivalente me më shumë se 62 milionë faqe. Deri tani nuk janë gjetur prova se të dhënat personale të qytetarëve bullgarë janë komprometuar.

Vasilev bëri të ditur se ka urdhëruar një inspektim dhe, bazuar në rezultatet e tij, ka referuar çështjen në prokurori për të shqyrtuar faktet dhe rrethanat lidhur me veprimet dhe mosveprimet e autoriteteve shtetërore gjatë pesë viteve të fundit.

Hetimi konfirmoi dyshimet fillestare se aktiviteti kibernetik kishte vijuar për vite me radhë. Sulmuesit kishin ruajtur akses të fshehtë në rrjetet e administratës shtetërore për pesë vjet, duke e bërë këtë rast operacionin më të gjatë të njohur të spiunazhit kibernetik ndaj institucioneve bullgare.

U identifikuan disa grupe hakerash që kishin vepruar brenda sistemeve bullgare që prej vitit 2021, ndërsa raste të tjera të aksesit të paautorizuar u zbuluan edhe në vitin 2022.

Ministri Vasilev nuk bëri të ditur vendet nga të cilat operonin grupet ndërkombëtare.

Hakerat kishin mbledhur informacione sensitive lidhur me veprimtarinë e shtetit bullgar, duke synuar sistemet qeveritare të përdorura për shkëmbimin e dokumenteve zyrtare.

“Ky aktivitet kishte mbetur i pazbuluar për vite me radhë, gjatë disa qeverive dhe administratave, sepse masat ekzistuese të sigurisë nuk funksiononin si një sistem i vetëm dhe i integruar”, deklaroi Vasilev.

Ndërhyrja u zbulua pas instalimit të një sistemi të ri kombëtar të sigurisë kibernetike, i cili për herë të parë mundësoi një pamje të plotë të aktivitetit në rrjetet e administratës shtetërore.

Në hetim u përfshi një grup i përbashkët ndërinstitucional, ku morën pjesë Ministria e Inovacionit dhe Transformimit Digjital, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kombëtare, Agjencia e Zbulimit Shtetëror, Shërbimi i Zbulimit Ushtarak, Agjencia Ekzekutive për Infrastrukturën e Qeverisjes Elektronike dhe ekipi kombëtar për reagimin ndaj incidenteve të sigurisë kompjuterike.

Operacioni u mbështet gjithashtu nga kompania “Information Services JSC”, përfaqësues të sektorit privat dhe partnerë ndërkombëtarë, përfshirë Agjencinë e Bashkimit Evropian për Sigurinë Kibernetike (ENISA).

Ministri Vasilev siguroi se lidhjet e sulmuesve me infrastrukturën e tyre janë ndërprerë dhe se ata janë larguar plotësisht nga sistemet shtetërore.

Ndërkohë, autoritetet po punojnë për të eliminuar dobësitë e identifikuara në sistemet informatike dhe për të vendosur kontrolle më të rrepta të aksesit.

Sistemi kombëtar i sigurisë kibernetike po zgjerohet për të përfshirë 28 bashki dhe administrata rajonale, ndërsa po vendosen autentifikimi me shumë faktorë dhe kontrolle të posaçme për llogaritë e administratorëve.

Gjithashtu, po zhvillohet dhe zbatohet një metodologji kombëtare për vlerësimin e nivelit të maturisë së sigurisë kibernetike të vendit.

Qeveria bullgare po punon edhe për përfundimin e strategjisë kombëtare të sigurisë kibernetike, e cila, sipas ministrit, duhej të ishte miratuar prej vitesh, por nuk është finalizuar ende.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ibrahimaj: Dyfishohen shtesat mujore për pensionistët, 24 miliardë lekë për rritjen e të ardhurave
Next Article ‘Pensionohet’ Shkurte Fejza, merr urim të përzemërt nga bashkëshorti në ditëlindjen e 65-të

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?