By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Albi Qamili: Pas një viti, kemi përfunduar afro 30% të programit për Tetovën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Albi Qamili: Pas një viti, kemi përfunduar afro 30% të programit për Tetovën
Maqedoni

Albi Qamili: Pas një viti, kemi përfunduar afro 30% të programit për Tetovën

admin
Last updated: 28/11/2026 12:47
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 18 nënstor, Zhurnal.mk – Nënkryetari i Tetovës, Albi Qamili, ka dalë me një bilanc për vitin e parë të punës. Në një paraqitje me video tha se është përfunduar afro 30 për qind e programit të premtuar para një viti.

“Realizuam 43 projekte rrugore dhe mbi 34 kilometra rrugë”, tha Qamili.

Sipas tij, rruga nga Reçica e Madhe deri te autostrada është gati. Asfalt i ri ka arritur në Saraqinë, Shipkovicë, Llacë, Xhepçisht dhe në rrugën për Sellcë. Është ndërhyrë edhe në bulevardin “V. S. Bato”, ndërsa qarkorja Lisec – Kodra e Diellit përurohet së shpejti.

Në infrastrukturën e ujit, thuhet se janë vendosur mbi 7 kilometra rrjet uji dhe ujëmatës digjitalë. Po ndërtohen edhe tre kanale të mëdha kundër përmbytjeve, në lagjen Dardania, te “V. S. Bato” dhe te Teteksi.

Për arsimin dhe familjet, Qamili tha se premtimi për 100 euro për çdo fëmijë që nis klasën e parë është realizuar që në vitin e parë. Mbi 150 nxënës mësojnë falas programim dhe inteligjencë artificiale, ndërsa mbi 300 marrin falas ndihmë nga psikologë dhe pedagogë. Po ndërtohen dy shkolla të mesme dhe dy pishina shkollore.

Në transport, është hapur një linjë e re publike plotësisht falas për Veshallën, Bozovcën dhe Brodecin. “Së shpejti po e bëjmë transportin publik falas edhe për studentët, lajm i madh për ta”, tha ai. Për qytetarët e tjerë mbetet falas nëse nuk kanë borxhe ndaj komunës. Janë hapur 374 vende të reja parkimi dhe parkingu te “Vero” është kthyer te komuna.

Qamili tha gjithashtu se po ndërtohet Stadiumi i ri i Tetovës, “simboli i ardhshëm i qytetit tonë”.

Sipas tij, e gjithë kjo është bërë duke eliminuar borxhet në përmbarues, që kanë mbetur vetëm rreth 2 milionë euro dhe do të shlyhen së shpejti. Ai e mbylli duke thënë se “Kapitulli i Dytë” vazhdon fuqishëm, deri në fund.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Asfaltohet rruga “Dervish Hima”, vazhdon rikonstruksioni i infrastrukturës në Çairin e Vjetër
Next Article Ministria e Financave publikoi Prospektin e fletobligacionit të ri të qytetarëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?