By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rezultatet e referendumit publikohen të hënën, studentët nuk heqin dorë nga kërkesa për rritje të shujtës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rezultatet e referendumit publikohen të hënën, studentët nuk heqin dorë nga kërkesa për rritje të shujtës
Maqedoni

Rezultatet e referendumit publikohen të hënën, studentët nuk heqin dorë nga kërkesa për rritje të shujtës

admin
Last updated: 28/11/2026 12:50
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 nëntor, Argument – Të hënën do të mësohet se cilin model të subvencionimit të shujtës studentore preferojnë studentët, pas përfundimit të referendumit studentor. Trupi Nacional Studentor njofton se rezultatet do të publikohen menjëherë pas përfundimit të procesit dhe përgatitjes së dokumentacionit. Kjo vjen pas paralajmërimit të ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, se sistemi i ri për subvencionimin e ushqimit për studentët do të zbatohet nga viti akademik 2027. Megjithatë, nga Trupi Nacional Studentor kërkojnë që rritja e shujtës të mos shtyhet deri atëherë, por të zbatohet menjëherë, pavarësisht modelit që do të përzgjidhet.

“Deklarimi kombëtar do të zgjasë deri të dielën, në orën 23:59. Pas përfundimit të procesit dhe përgatitjes së dokumentacionit, menjëherë do t’i publikojmë rezultatet. Të hënën do të bëjmë të ditur se cilin model kanë përzgjedhur studentët, cila do të jetë shuma dhe cilët do të jenë hapat e mëtejshëm. Pavarësisht nëse studentët do të votojnë për një model të ri, digjital apo për modelin ekzistues, qëndrimi ynë mbetet se shujta studentore duhet të rritet menjëherë, pasi nuk është rritur prej tre vitesh”, tha Angella Vasilevska nga Trupi Nacional Studentor.

Studentët e pranojnë propozimin për rritjen e shumës nga 3.500 në 4.500 denarë, por kundërshtojnë që kjo rritje të hyjë në fuqi nga 1 tetori i vitit 2027. Sipas tyre, një shtyrje e tillë rrezikon që shuma e propozuar të mos i përgjigjet më kostos së jetesës dhe nevojave të studentëve në momentin e zbatimit.

“Studentët studiojnë tani dhe kanë nevojë për ushqim tani. Me 140 denarë sot nuk mund të blihet pothuajse asgjë. Nuk mund të pritet deri në vitin 2027, sepse deri atëherë inflacioni dhe rritja e kostos së jetesës do ta bëjnë të pamjaftueshme edhe shumën prej 4.500 denarësh. Studentët kërkojnë që të respektohen të drejtat e tyre dhe të zbatohen ligjet”, tha Angella Vasilevska nga Trupi Nacional Studentor.

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse institucionet do të marrin parasysh kërkesën e studentëve për rritjen e menjëhershme të shujtës, pa pritur zbatimin e sistemit të ri në vitin akademik 2027-2028.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çdo i dhjeti fëmijë në Maqedoni është ekspozuar ndaj abuzimit seksual në internet
Next Article Nesër ndërprerje të energjisë elektrike në Tetovë dhe disa fshatra të Pollogut, ja oraret dhe lokacionet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?