By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Trump: Irani po shqyrton mundësinë e zhvillimit të armëve kimike dhe biologjike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Trump: Irani po shqyrton mundësinë e zhvillimit të armëve kimike dhe biologjike
Bota

Trump: Irani po shqyrton mundësinë e zhvillimit të armëve kimike dhe biologjike

admin
Last updated: 28/11/2026 12:55
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shenzhen, 19 nëntor, Argument – Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi sot se ka të dhëna që Irani po shqyrton mundësinë e zhvillimit të armëve kimike dhe biologjike, pas raportimeve të fundit se Teherani mund të jetë duke planifikuar një sulm ndaj Uashingtonit.

“Ka tregues se Irani po shqyrton përdorimin e gazrave dhe armëve biologjike”, tha Trump për televizionin “Fox News”, kur u pyet lidhur me planet e pretenduara për sulm. Ai iu referua armëve biologjike duke i cilësuar si armë të rrezikshme. “Këta janë njerëz të këqij”, shtoi ai.

CNN, duke iu referuar vlerësimeve të shërbimeve amerikane të inteligjencës, raportoi këtë javë se Irani mund të jetë duke planifikuar shpërthimin e një të ashtuquajture “bombe të pistë” në kryeqytetin amerikan.

I pyetur nëse amerikanët duhet të shqetësohen për një sulm të mundshëm iranian ndaj SHBA-së, Trump u përgjigj se nuk ka arsye për shqetësim. Megjithatë, ai paralajmëroi se nëse kjo ndodhte, SHBA-ja do t’i shkatërronte plotësisht.

Deklaratat u bënë në kuadër të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), që po zhvillohet në qytetin Shenzhen, në jug të Kinës.

Ndërkohë, portali amerikan “Axios” raportoi se Trump po shqyrton mundësinë e rifillimit të operacioneve ushtarake, në shkallë të gjerë kundër Iranit, në bashkëpunim me Izraelin.

Sipas raportimit, Izraeli pretendon se disponon informacione të inteligjencës, që tregojnë se Irani ka intensifikuar kërkimet dhe zhvillimin në fushën e armëve kimike.

SHBA-ja dhe Izraeli nisën luftën kundër Iranit në fund të shkurtit, ndërsa Trump argumentoi se Teherani nuk duhet të lejohet në asnjë rrethanë të zotërojë armë bërthamore.

Gjatë konfliktit, objektet bërthamore iraniane u bombarduan. Trump pretendoi se Irani tashmë po e zhvendos vëmendjen drejt armëve biologjike, pasi SHBA-ja i ka penguar ambiciet e tij për zhvillimin e armëve bërthamore.

Tensionet mes palëve janë rritur sërish ditët e fundit, pas sulmeve të përsëritura mes forcave amerikane dhe iraniane, si dhe goditjeve ndaj anijeve cisternë me naftë në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas “Axios”, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili po përballet me sfida për mbijetesën e tij politike pas zgjedhjeve parlamentare, po i kërkon Trump rifillimin, sa më të shpejtë të luftës.

Megjithatë, nga deklaratat e tij në “Fox News”, Trump la të kuptohet se një valë e re sulmesh nuk është e afërt dhe se do të presë të shohë zhvillimet e mëtejshme gjatë vitit të ardhshëm.

“Po afron një vit i ri dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë pas 1 janarit”, u shpreh ai.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama në Berlin, pjesë e takimit të nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve”
Next Article Takim Trump-Putin 40 minuta bisedime për Ukrainën dhe marrëdhëniet dypalëshe

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?