By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pse antibiotikët nuk bëjnë efekt kundër gripit dhe ftohjes?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shëndetësi > Pse antibiotikët nuk bëjnë efekt kundër gripit dhe ftohjes?
Shëndetësi

Pse antibiotikët nuk bëjnë efekt kundër gripit dhe ftohjes?

admin
Last updated: 28/11/2026 12:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Antibiotikët nuk janë zgjidhje për çdo infeksion. Gripi, ftohjet dhe shumica e dhimbjeve të fytit shkaktohen nga viruset, ndaj këto ilaçe nuk kanë efekt kundër tyre.

Përkundrazi, përdorimi i panevojshëm mund të sjellë pasoja serioze për shëndetin.

Paralajmërimi lidhet me rritjen e rezistencës së baktereve ndaj antibiotikëve, duke i bërë infeksionet gjithnjë e më të vështira për t’u trajtuar.

Sipas OBSH-së, antibiotikët përdoren për infeksione bakteriale, si pneumonia, tuberkulozi dhe infeksionet e gjakut.

Ata nuk veprojnë kundër viruseve që shkaktojnë gripin, ftohjet dhe bronkitin. Në këto raste, marrja e tyre jo vetëm që nuk ndihmon në shërim, por mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të infeksioneve rezistente në të ardhmen.

Shifrat janë shqetësuese. Sipas raportit global të OBSH-së, në vitin 2023, një në gjashtë infeksione bakteriale të konfirmuara në laborator ishte rezistent ndaj trajtimit me antibiotikë.

Ndërsa mes viteve 2018 dhe 2023, rezistenca u rrit në më shumë se 40 për qind të kombinimeve bakter-antibiotik të monitoruara.

Për të shmangur këtë problem, OBSH këshillon që antibiotikët të merren vetëm me përshkrimin e mjekut dhe për infeksione bakteriale.

Qytetarët nuk duhet t’i blejnë pa recetë, t’i përdorin me iniciativën e tyre apo të presin që të përshkruhen për çdo ftohje dhe infeksion të rrugëve të frymëmarrjes.

You Might Also Like

Personat mbi 40 vjeç, duhet të konsumojnë këto ushqime

Pse nuk duhet ta mbani telefonin në dorë kur vraponi

Ushqimet më të mira për të mbajtur në kontroll diabetin

Ulje-ngritjet tregues i mirë i shëndetit të zemrës

Si të shpëtoni nga dhimbja e dhëmbit me këto metoda natyrale

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Trump fajëson Obamën për afrimin e Rusisë me Kinën: I nxiti drejt njëra-tjetrës
Next Article Real Madridi përgatit kontratë historike për Bellinghamin, paga e tij do të jetë marramendëse

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?