By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sheinbaum: Zhvillimi ekonomik duhet të sjellë mirëqenie për të gjithë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Sheinbaum: Zhvillimi ekonomik duhet të sjellë mirëqenie për të gjithë
BotaKina

Sheinbaum: Zhvillimi ekonomik duhet të sjellë mirëqenie për të gjithë

admin
Last updated: 28/11/2026 12:57
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shenzhen, 19 nëntor, Argument – Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, u bëri thirrje liderëve të vendeve pjesëmarrëse në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), në Shenzhen të Kinës, të ndërtojnë një model ekonomik që garanton prosperitet të përbashkët, në vend të një sistemi ku disa vende fitojnë dhe të tjerat humbasin.

Gjatë fjalimit në seancën plenare të takimit të 33-të të forumit, ku marrin pjesë 21 shtete, Sheinbaum theksoi se zhvillimi nuk duhet të matet vetëm përmes rritjes ekonomike, por edhe përmes përmirësimit të kushteve të jetesës dhe uljes së varfërisë.

Ajo solli si shembull Meksikën, duke deklaruar se më shumë se 17 milionë qytetarë kanë dalë nga varfëria.

“Zhvillimi i një vendi nuk duhet të jetë pengesë për një tjetër, por një mundësi për të gjithë”, u shpreh presidentja meksikane.

Sheinbaum u ndal edhe te roli i teknologjisë dhe inteligjencës artificiale, duke theksuar se këto zhvillime duhet të plotësojnë aftësitë njerëzore dhe të lehtësojnë aksesin në teknologji, pa dëmtuar kapacitetet prodhuese të ekonomive të ndryshme.

Ajo kërkoi gjithashtu që bashkëpunimi ndërkombëtar, të mbështetet në respektimin e sovranitetit të shteteve dhe në marrëdhënie të barabarta.

“Investimi në zhvillimin e vendeve të tjera nuk është as një lëshim dhe as një humbje”, deklaroi ajo.

Presidentja konfirmoi se Vietnami do të presë samitin e APEC-ut në vitin 2027, ndërsa Meksika do të jetë vendi organizator në vitin 2028.

Fjalimi përmbylli vizitën e saj në Kinë, ndërsa të hënën Sheinbaum prezantoi planin ekonomik meksikan, “Plan México”, përpara më shumë se 1 000 sipërmarrësve.

Gjatë vizitës ajo zhvilloi takime me presidentët e Kinës, SHBA-së, Vietnamit dhe Kilit, si dhe me kryeministrat e Australisë, Singaporit dhe Kanadasë.

Në takimin me kryeministrin kanadez, Mark Carney, ajo vuri në dukje rritjen me 60% të shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve gjatë pesë viteve të fundit.

Sheinbaum u takua gjithashtu me drejtoreshën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Takimin me presidentin amerikan, Donald Trump, ajo e vlerësoi pozitivisht, ndërsa të dy palët ranë dakord për një takim të ri në kuadër të samitit të G20-s në Mar-a-Lago.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mungesa e vitaminës B12: Simptomat që shpesh ngatërrohen me shenjat e plakjes
Next Article Hamza për vizitën e Krasniqit: Është dashur të ishte në shtëpi pranë bashkëshortes, e jo në burg

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?