By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Digjitalizim i kartelës mjekësore të pacientëve në QSUNT
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Digjitalizim i kartelës mjekësore të pacientëve në QSUNT
Shqipëri

Digjitalizim i kartelës mjekësore të pacientëve në QSUNT

admin
Last updated: 28/11/2026 12:57
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 19 nëntor, Argument – Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka nisur zbatimin për herë të parë të kartelës digjitale të pacientit në pavijonin e Neuroshkencës, në kuadër të procesit të digjitalizimit të shërbimeve shëndetësore.

Sistemi i ri mundëson aksesin në kohë reale të personelit mjekësor dhe infermieror në të dhënat klinike të pacientëve të hospitalizuar, përfshirë imazhet, përgjigjet mjekësore dhe kërkesat për ekzaminime të ndryshme.

QSUNT bën me dije se përmes këtij sistemi, informacioni mjekësor regjistrohet dhe bëhet i aksesueshëm online nga ekipet shëndetësore, duke synuar përmirësimin e koordinimit mes tyre, përshpejtimin e proceseve të punës dhe rritjen e cilësisë së kujdesit ndaj pacientëve.

Ky sistem pritet të luajë një rol të rëndësishëm në kostifikimin e shërbimeve shëndetësore, duke krijuar bazën për hapat e mëtejshëm drejt autonomisë financiare të QSUNT-së.

Digjitalizimi i kartelës mjekësore synon të modernizojë administrimin e informacionit shëndetësor dhe të përmirësojë organizimin e shërbimeve spitalore, përmes përdorimit të teknologjisë në funksion të kujdesit për pacientin.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hamza për vizitën e Krasniqit: Është dashur të ishte në shtëpi pranë bashkëshortes, e jo në burg
Next Article Ministri Shasivari nga Manila: Qeveria zotohet për forcimin e mbrojtjes së fëmijëve nga të gjitha format e dhunës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?