By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministri Shasivari nga Manila: Qeveria zotohet për forcimin e mbrojtjes së fëmijëve nga të gjitha format e dhunës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ministri Shasivari nga Manila: Qeveria zotohet për forcimin e mbrojtjes së fëmijëve nga të gjitha format e dhunës
Maqedoni

Ministri Shasivari nga Manila: Qeveria zotohet për forcimin e mbrojtjes së fëmijëve nga të gjitha format e dhunës

admin
Last updated: 28/11/2026 12:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 nëntor, Argument – Manila, Filipine-Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, në ditën e dytë të Konferencës së Dytë Globale Ministrore për Eliminimin e Dhunës ndaj Fëmijëve, në Manila të Filipineve, prezantoi në emër të Qeverisë zotimet konkrete për forcimin e mbrojtjes së fëmijëve nga të gjitha format e dhunës.

Gjatë paraqitjes së tij, ministri Shasivari theksoi angazhimin e Qeverisë për ndalimin e martesave para moshës 18-vjeçare, forcimin e mbrojtjes ligjore nga dhuna fizike dhe digjitale, krijimin e shërbimeve të specializuara për fëmijët viktima të dhunës, si dhe parandalimin e dhunës në shkolla.

Zotimet përfshijnë gjithashtu funksionalizimin e ekipeve ndërsektoriale në të gjitha Qendrat për Punë Sociale, krijimin e një sistemi të unifikuar të të dhënave dhe avancimin e mekanizmave për mbrojtjen e fëmijëve në kontakt me sistemin e drejtësisë.

Ministri Shasivari nënvizoi se pjesëmarrja në këtë forum ndërkombëtar nuk përbën vetëm përfaqësim institucional, por edhe përgjegjësi për zbatimin konkret të zotimeve përmes legjislacionit më të avancuar, institucioneve më efikase dhe mekanizmave që garantojnë mbrojtje reale për çdo fëmijë.
„Asnjë fëmijë nuk duhet të mbetet i pambrojtur.

Mbrojtja e fëmijëve nuk është vetëm detyrim ligjor, por përgjegjësi morale dhe shtetërore“, theksoi ministri Shasivari.
Konferenca në Manila mbledh përfaqësues të nivelit të lartë nga 131 shtete të ndryshme të botës, me qëllim intensifikimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndërmarrjen e masave konkrete për eliminimin e dhunës ndaj fëmijëve.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Digjitalizim i kartelës mjekësore të pacientëve në QSUNT
Next Article Lojtarët me më shumë gola dhe asistime me kombëtaret gjatë vitit 2026 – prijnë Kane dhe Olise

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?